Connect with Us

Mali i Zi merr masa të reja kufizuese/ Çfarë ndodh me shqiptarët që kalojnë kufirin

Aktualitet

Mali i Zi merr masa të reja kufizuese/ Çfarë ndodh me shqiptarët që kalojnë kufirin

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Publikuar

-

Nga

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.

“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Fotot/ 2 Korrik 1990-2020, ende pas derës së Ambasadës Gjermane!

LEXO EDHE:  Nga Stokholmi në Stamboll/ Shqipëria hap 6 zyra të reja aplikimi për dokumente biometrike në Europë

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE