Connect with Us

Habit Laert Vasili: Grekë e shqiptarë nuk ka, janë një popull 

Politikë

Habit Laert Vasili: Grekë e shqiptarë nuk ka, janë një popull 

Publikuar

-

Aktori Laert Vasili  ka habitur me deklaratat e tij mbrëmjen e djeshme.

Vasili  është shprehur se shqiptarët dhe grekët janë një popull, pasi 50% e grekëve janë arvanitas.

“Nuk kam lidhje me administratën. Kam qëndruar 20 vite në Athinë. Kam bërë 127 shfaqje të shitura në Athinë, që Teatri kombëtar nuk i ka parë në ëndërr. Mëkati im i madh për politikën është se në festivale kam përfaqësuar Greqinë. Kam qenë në Greqi, se po të isha në Itali do të isha edhe ministër Kulture, por kam qenë në Greqi, te ata maskarenjtë që nuk i do politika shqiptare, edhe pse 50% e tyre janë arvanitas.  Grekë dhe shqiptarë nuk ka, janë një popull”, tha Vasili në RTV Ora./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Haxhiu analizon gabimet e PD/ ‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’

Publikuar

-

Nga

Haxhiu analizon gabimet e PD/ ‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar shkaqet që sollën humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” ai tha se një pjesë e kandidatëve nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota.

“Unë e kam deklaruar dhe më herët, PD ka bërë fushatë të mirë të liderit, por jo të shtrirjes së deputetëve. 72 deputetë nuk kanë vota dhe janë në parlament dhe 72 deputetë nuk kanë zbrit në secilën shtëpi për të marr vota.

Defektet e PD-së kanë qenë se në disa zona janë dorëzuar herët dhe nuk e dinë se sistemi në qarqe u kishte mundësuar edhe fitoren.

Mos harroni se 5 -6 deputetë janë humb vetëm për 1800 vota. Nëse dikush kish pas përkujdesje aritmetike beteja kishte me qenë më e ashpër.

LEXO EDHE:  Zgjohuni shqiptarë!/ Meta dekoron atdhetarin Kostandin Kristoforidhi

LEXO EDHE:  Gratë shqiptare më “të paditura” në krahasim me ato të rajonit

Fushata e koncentruar në një lider, që është menduar se do të forcohet pozita e liderit të PD përkarshi një superlideri të PS. PS ëhstë e koncentuar në betejën publike të liderit.

Nëse strategjia e PD do të ishte lideri + të tjerët dhe lideri + shtrirja në secilën shtëpi për të kërkuar votat…. Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD i ka shanset për të qenë fituese”/ Shehi: Diferenca me PS është vetëm 100 mijë vota

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur mbi rezultatin që mori opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shprehet se e djathta i ka të gjitha mundësitë që të jetë një parti fituese. Kreu i LZHK thekson se PD nuk mund të caktohet si ‘e djathtë’, pasi ajo është një parti popullore.

Më tej, Shehi u shpreh se diferenca mes dy partive kryesore PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare kanë qenë vetëm 100 mijë vota, ndërsa shtoi se ky rezultat mund të lëvizin sepse elektorati do të ndryshojë opinion.

“Ne mund të fitojmë por na duhet të ribashkohemi, të rindërtojmë mendësitë politike.

Këto janë pjesë e propagandës post zgjedhore që të dekurajojë të tjerët që të mos ketë më luftë. Të justifikojë ata që do të ndodhin se do të fitojnë tani dhuna. Ne kemi fituar luftë, historia e fitimtarëve kalon nëpërmjet nesh. Unë gjykoj se racionale aty ka për shembull viti 2009 PD del përpara. Në 1992 nuk është se nuk ndodh në Shqipëri për të fituar e djathta. E djathta, opozita i ka të gjitha shanset. Nëse e konsiderojnë të djathtën tradicionale, por e djathta është një forcë popullore. Po ta shikosh historinë e PD ka bërë aq shumë reforma sa në Europë do të ishte një socialdemokraci. Unë besoj që ka një reformë se kaq social demokrate. Këtu nuk ka të djathtë, PD është një forcë popullore. Nëse do të dijë të grumbullojë votat dhe të dijë të manovrojë brenda shtigjeve politike janë mundësinë që 100 mijë vota mund të lëvizin. Rama thotë një përrallë të kotë, ato nuk janë gurë që nuk lëvizin. Diferenca ka qenë maksimumi 100 mijë vota. “, u shpreh Dashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ “Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë”

Publikuar

-

Nga

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur lidhur me kërkesën e tij për dorëheqje të Lulzim Bashës.

Elezi tha se Basha ka dashur të largohet, por pretendon nuk e kanë lënë.

“Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet”, u shpreh ai në MCN Tv.

Teksa u pyet se kush ka e ka ndaluar kryetarin e PD-së të dorëhiqet, demokrati nuk preferoi të thotë një emër, por theksoi se nuk e lënë lidhjet dhe ata që e kanë katapultuar.

LEXO EDHE:  Xhisiela hedh poshtë deklaratat/ Tregon arsyen e vërtetë pse e kallëzoi Rexhepin

LEXO EDHE:  Do e hamë Vitin e Ri rehat apo me kufizime?/ Manastirliu zbulon si do festojnë shqiptarët

“Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq. Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar. Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do t’i vdesë çdo nerv”, theksoi Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE