LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Mediu tregon “taktikën elektorale” që opozita do të përdorë më 25 prill

22 Dhjetor 2020, 18:03, Politikë CNA
Fatmir Mediu tregon “taktikën elektorale” që opozita do

Partia Demokratike dhe aleatët e saj pritet që brenda kësaj jave të finalizojnë një marrëveshje politike për mënyrën se si do të paraqiten në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Aleati historik i PD, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Euronews Albania tha se opsioni më i mundshëm është që opozita të paraqitet me një listë të përbashkët në qarqet vogla ndërsa në qarqet e mëdha të ketë dy lista kandidatësh për deputetë.

Sipas kësaj formule, opozita në qarqe të mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, mund të hyjë e ndarë në dy grupime brenda kampit opozitar (PD-LSI), kurse në qarqet ku numri i mandateve është i vogël si Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra, hyrja me dy lista do ta dëmtonte dhe për këtë arsye mund të shkohet me një listë të përbashkët.

Vetë kreu i PR-së thotë se do të preferonte që në zgjedhje të shkohej me një listë të vetme. ?Janë të gjitha mundësitë që partitë e opozitës të jenë në një koalicion në zona të caktuara. Shpresoj që brenda kësaj jave të finalizohet marrëveshja, besoj sepse nuk ka ndonjë gjë të panjohur?, tha z. Mediu per euronews.

Ai theksoi se, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ?PR nuk pretendon as më shumë e as më pak se sa historiku i proceseve të fundit zgjedhore?. Kreu i PR-së foli për ?taktika elektorale në zona të caktuara? në mënyrë që të mos krijohen kosto elektorale dhe  votat të kthehen në mandate.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, disa nga kryetarët e partive aleate ishin pjesë e listës së PD-së dhe e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Për kritikët, z. Mediu tha se nga kjo është PD që fiton pasi votat e aleatëve i kthen në mandate të saj.

?PR ka interes të dalë e vetme pasi motivon më shumë  njerëz por në këto rrethana interesi i PR është që çdo votë e jona të mos shkojë në favor të Ramës por të shkojnë për PD?, tha z. Mediu. ?Për ata që kanë siklet se çfarë po jep PD, në akt PD nuk jep, me këtë sistem elektoral ajo merr. Merr mundësinë për të pasur kryeministrin, krijuar mazhorancë dhe qeverisur vendin?, shtoi kreu i PR-së.

Shpërndarja e 140 mandateve të Kuvendit sipas qarqeve:

Tiranë                    36 mandate

Fier                        16 mandate

Durrës                   14 mandate

Elbasan                 14 mandate

Korçë                   11 mandate

Shkodër               11 mandate

Lezhë                    7 mandate

Berat                     7 mandate

Dibër                     5 mandate

Gjirokastër           4 mandate

Kukës                    3 mandate

Lajmet e fundit nga