Aktualitet
“Duhet të ruhemi”/ I shëruari nga Covid tregon shenjat e para të infektimit dhe eksperiencën e tij në spital

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetin social të Olsi Daizit, i cili me profesion mësues ka qenë një ndër pacientët që është transferuar në spitalin Covid-4, pas trajnimit në Covid-1.
Daizi thotë se shenjat e para që kishte nga virusi ishte temperatura dhe kolla. Gjatë qëndrimit në spital thotë se ka hasur shërbim të mirë nga ana e mjekëve. Daizi bën apel të gjithëve që të shmangin infektimin me virusin.
“Shenjat e para kanë qenë ishin temperaturë, kisha kollë, ndenja në shtëpi gati një javë, Mora 127 dhe u shtrova në spitalin Infektiv. Kam qëndruar tre ditë dhe pastaj kam kaluar te COVID-4. Aty kam bërë të gjitha analizat.
Ushqimi ishte i ngrohtë i mirë. Shërbimi ishte i mirë. Duhet të ruhemi. Unë mendova me pozitivitet ndoshta dhe kjo më ka ndihmuar. Të paktën të bëjmë atë tonë“, shprehet ai./CNA.al