Connect with Us

Covid-19/ Tre kategoritë e njerëzve që nuk mund ta marrin dot vaksinën

Shëndeti

Covid-19/ Tre kategoritë e njerëzve që nuk mund ta marrin dot vaksinën

Publikuar

-

Programi i vaksinimit kundër koronavirusit, i nisur javët e fundit në Britani,dhe disa ditë më parë edhe në Shtetet e Bashkuara, ofron shpresë se fundi i pandemisë së Covid-19është i afërt. Megjithatë, ekzistojnë 3 grupe njerëzish, të cilët për momentin nuk do të lejohen t’i nënshtrohen vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer. Ja cilat janë ato dhe përse.

Njerëzit që kanë vuajtur nga alergji serioze

Njerëzit që kanë pasur histori të reaksioneve alergjike kërcënuese për jetën ndaj një vaksine ose ushqimi, përjashtohen nga marrja e vaksinës sëPfizer/BioNTech. Vendimi u mor pasi 2 anëtarë të stafit të Shërbimit Shëndetësor Britanik patën një reaksion alergjik pas vaksinimit. Të dy punonjësit e kujdesit shëndetësor, secili me nga një histori të reaksioneve të rënda alergjike, ishin midis mijëra njerëzve që u vaksinuan në ditën e parë të fillimit të programit të vaksinimit masiv.

Edhe pse shumë e rrallë, anafilaksia është një efekt anësor i njohur, që mund të ndodhë me çdo vaksinë. Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se shumica e njerëzve të vaksinuar nuk do të preken nga anafilaksia, dhe se përfitimet e mbrojtjes nga Covid-19 janë më të mëdha se sa rreziqet nga efektet anësore.

Tek e fundit, asnjë vaksinë nuk do të miratohej ndonjëherë nëse nuk gjykohet e aftë që të përmbushë standardet rigoroze të sigurisë nga organi këshillimor i pavarur i qeverisë britanike, Komisioni Për Ilaçet Njerëzore.

Gratë shtatzëna

Gratë shtatzëna që dëshirojnë t`a marrin vaksinën, këshillohen që të presin derisa të lindin. Edhe atyre që po përpiqen të mbeten shtatzëna, u sugjerohet të presin të paktën tre muaj pas marrjes së dozës së dytë para se të tentojë fekondimin.

LEXO EDHE:  Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare/ Rregullat e reja që do zbatohen

E njëjta gjë vlen edhe për nënat e reja që ushqejnë fëmijën e tyre me gji:Është më mirë të ato të presin derisa të mbarojë gji-dhënia, para se të marrin dozën e parë të vaksinës. Që të gjitha këto masa, lidhen me faktin se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19, është një lloj i ri vaksine, që është treguar efektive, dhe që ka një profil të mirë sigurie. Por ajo nuk është testuar ende gjatë shtatzënisë, prandaj mungojnë të dhënat mbi efektet që ajo ka tek ky grup i popullsisë.

Fëmijët dhe të rinjtë nën 16-vjeç

Aktualisht, ka të dhëna shumë të kufizuara për vaksinimin tek adoleshentët. Ndërkohë, informacioni për fëmijët më të vegjël është tërësisht inekzistent, pasi nuk ishte përfshirë në studimet klinike. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britani (JCVI), rekomandon që vaksinimi mund të bëhet – pas një konsulte me prindërit – vetëm për ata fëmijë që kanë një rrezik të lartë të ekspozimit për shkak të sëmundjeve kronike serioze.

Sidoqoftë, i njëjti komitet shtoi se kur të mbarojnë studimet mbi fëmijët dhe gratë shtatzëna, do të kemi një informacion më të qartë mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave në këto kategori njerëzish. / vanity fair – bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, dhe asnjë viktimë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.
Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Dilema e madhe e pazbardhur/ Koronavirusi është artificial, apo natyror?
LEXO EDHE:  Bëri ndërhyrje kirurgjikale tek disa pacientë/ Mjeku konfirmohet me Covid-19

Statistika (24 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2803

Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Publikuar

-

Nga

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Varianti “Delta” i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek.

Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe shumica e ndryshimeve nuk janë shqetësuese. Por ekziston një shqetësim që disa variante mund të zhvillohen mjaftueshëm për të qenë më ngjitës, të shkaktojnë sëmundje më të rëndë, ose të shmangin mbrojtjen që sigurojnë vaksinat.

Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Ekonomia nën pushtetin e COVID-19 dhe prioritetet qeverisëse
LEXO EDHE:  A na duhet një “Plan Marshall” për ta rindërtuar Evropën pas COVID-19?

“Nuk është ende e qartë nëse varianti “Delta” i sëmurë më rëndë njerëzit pasi duhet të mblidhen më shumë të dhëna”, thotë Dr. Jacob John, i cili studion viruset në Indinë jugore.

Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”. Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Po ashtu ata paralajmërojnë se shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën është po kaq e rëndësishme për të luftuar këtë variant të ri të koronavirusit./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

CDC: Vaksinat e Pfizerit dhe Modernës mund të shkaktojnë miokardi

Publikuar

-

Nga

CDC: Vaksinat e Pfizerit dhe Modernës mund të shkaktojnë miokardi

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se ekziston një lidhje e mundshme mes dy vaksinave kundër COVID-19-s dhe një efekti të rrallë anësor në zemër që përjetojnë meshkujt, kryesisht ata në moshë të re.

Agjencia federale e shëndetit publik tha se më shumë se 1,200 persona që kanë marrë vaksinën e Pfizerit apo Modernës zhvilluan miokardi, apo inflamacion të muskujve të zemrës. Efektet ishin më të spikatura tek meshkujt sesa femrat dhe ato u vunë re më shumë pas marrjes së dozës së dytë.

CDC-ja tha se efektet anësore, të cilat përfshijnë lodhje dhe dhimbje gjoksi, kanë qenë të lehta dhe se shumica dërrmuese e atyre që u diagnostikuan me miokardi janë shëruar plotësisht. Agjencia arriti në përfundimin se pavarësisht një “lidhjeje të mundshme” mes dy vaksinave dhe miokardisë, përfitimet nga marrja e vaksinave janë shumë më të mëdha se rreziqet.

Të dyja vaksinat, si ajo e Pfizerit dhe ajo e Modernës, që merren me dy doza, janë prodhuar me një metodë që shfrytëzon acidin ribonukleik (ARN).

LEXO EDHE:  Ekonomia nën pushtetin e COVID-19 dhe prioritetet qeverisëse

LEXO EDHE:  Dilema e madhe e pazbardhur/ Koronavirusi është artificial, apo natyror?

Një zyrtar i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave tha se pas njoftimit të rezultateve, agjencia rregullatore do të shtonte një paralajmërim për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që vaksinohen mbi rrezikun e mundshëm për efekte anësore.

Ndërkohë të enjten Shtëpia e Bardhë do të dërgojë në Brazil 3 milionë doza të vaksinës kundër të COVID-it të kompanisë Johnson & Johnson, e cila merret me një dozë të vetme. Dërgesa, e cila do të mbërrijë në qytetin Campinas pranë San Paulos, është pjesë e zotimit të Presidentit Joe Biden për t’u dhuruar 80 milionë doza, vendeve të tjera deri në fund të muajit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “ekipet shkencore dhe autoritetet ligjore e rregullatore” të të dy vendeve bashkëpunuan për arritjen e një marrëveshjeje mbi këtë çështje.

Prej fillimit të pandemisë në Brazil janë shënuar mbi 507 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19-s, duke e renditur të dytin në botë për nga numri i personave që kanë humbur jetën, pas Shteteve të Bashkuara, që ka regjistruar mbi 602 mijë vdekje./voa

LEXO TE PLOTE