Connect with Us

Zhvendosja e Portit të Durrësit/ Ish-deputeti thirrje urgjente Ramës: Dëmton qytetin

Politikë

Zhvendosja e Portit të Durrësit/ Ish-deputeti thirrje urgjente Ramës: Dëmton qytetin

Publikuar

-

Zhvendosja e Portit të Durrësit/ Ish-deputeti thirrje urgjente Ramës: Dëmton qytetin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Cara deklaron se Rama dhe Balluku po zhvendosin Portin e Durrësit në Porto-Romano dhe po lançojnë në media përmes një loje shifrash.

Ai thotë se zhvendosja e portit është kthyer në një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, në mungesë të transparencës.

Sipas tij, për këtë nuk ka asnjë studim fizibiliteti, asnjë konsultim me publikun, grupet e interesit, përfaqësuesit e bashkisë, operatorët që zhvillojnë veprimtarinë në Port dhe asnjë studim çfarë ndodh me qytetin, trashëgiminë dhe historinë e tij.

Ish-deputeti i bën thirrje thirrje qeverisë që në mënyrë urgjente të bëjë transparencën e projektit, të fillojë konsultimet me grupet e interesit dhe publikun e gjerë.

Për Durrësin nuk mund të vendosë vetëm interesi i Rames,Ballukut & Co.

Këto ditë, përtej vështirësive e problematikave që lidhen me shëndetin, punën e jetën duket që për qytetarët e Durrësit është krijuar dhe një shqetësim, që lidhet me zhvendosjen e Portit të Durrësit në Porto-Romano .

Natyrisht, dyshja Rama – Balluku janë përpjekur të lançojnë në media përmes një loje shifrash, levizjen e sherbimeve portuale ne Porto Romano, me nje investim për Portin e ri me vlere 500 milionë Euro dhe bashkengjitur kesaj nje projekt 2 miliardë euro me nje investitor arab, i cili siç deklaroi ne Top Chanel do te ndertonte ne bregdet apartamente, hoteleri, restorante, qendra tregtare, argetuese, luksi, etj., etj.

Përpos kronikave televizive, zërave dhe tymnajes, na doli qe ishte nje projekt, i cili tanime ishte kthyer ne vendim te Keshillit Kombetar te Territorit me Kryetar Edi Ramen, Nr.1 dt. 14 Tetor 2020.

Vendimi i një përmase të tille vjen e shfaqet për qytetarët, në mungesë të plotë të transparencës.

– Nuk ka asnje studim fizibiliteti

– asnjë konsultim me publikun e grupet e interesit

– asnje komunikim me perfaqesuesit e Bashkise Durres e Keshillin bashkiak (pavaresisht se nuk do te kishte guxim njeri te kundershtonte shefin e madh)

– asnje komunikim a konsultim me operatorët që zhvillojnë veprimtarinë në Port ( duke pasur në konsideratë që aty impaktohen mbi 4 mijë punonjës të sektorit shtetëror dhe privat, të cilët sot ndjehen të rrezikuar)

– asnje studim çfare ndodh me qytetin, trashëgiminë dhe historinë e tij. Mbetet e paqartë si projekti do të impaktojë ndërtimet në Zonën A të qytetit dhe për më tepër si do të impaktojë pjesën historike të tij, sepse për të gjithë ne, Durresi i sotëm dhe i djeshëm është ne simbiozë me Portin.

Duket që projekti ka shumë pikëpyetje, cenon bizneset aktuale te turizmit, hotelet dhe sherbimet horeca në qytet.

Shumë rreziqe për punonjësit dhe bizneset e ndryshme aktuale, pasuritë personale dhe investimet në 30 vite.

Çfare ndodh me projektet e deritanishme te Portit, investimet ne keto 30 vite, pavaresisht se cila qeveri i ka bere?

Unë nuk besoj se ky projekt do të jetëzohet, por gjithsesi, ne zbatim te ligjit do t’i bëja thirrje qeverisë, që në mënyrë urgjente të bëjë transparencën e projektit, të fillojë konsultimet me grupet e interesit dhe publikun e gjërë.

Padyshim, qe jam pro investimeve ne Durres ( vendase apo te huaja), por nuk do te pranoja kurre, por kurre, ato investime (qofshin 2 apo me shume miliarde Euro), te cilat do te preknin historine, shuanin kujtimet, shpirtin e qytetit dhe mbi te gjitha do te demtonin ekonomine dhe durrsaket.

Për Durrësin dhe durrsakët nuk mund te vendose vetem interesi i Rames, Ballukut & Co.

Fshehtesia, ngutja dhe arsyet qe parashtrova me sipër më krijojnë bindjen, qe ky projekt dëmton qytetin dhe qytetaret”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kuvendet e PD/ Alizoti:Partia në situatën më të vështirë në 30 vjet

Publikuar

-

Nga

Deputeti Tomor Alizoi ka komentuar krizën në PD, si dhe mbajtjen e Kuvendeve, atë të datës 11 dhjetor të thirrur nga delegatët dhe atë të datës 18 dhjetor nga Lulizim Basha.

Deputeti demokrat ka thënë në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.



Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës. Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën. A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, tha Alizoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Toyota Yaris” fundos Bashën/ Kreu i PD rrezikon të humbasë mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Drejtësia belge po hap “petët e byrekut” për Lulzim Bashën.

Ndaj këtij të fundit, është hapur një procedim penal nga Belgjika, për rolin e tij në çështjen e Toyota Yaris, ku fakte të reja po dalin në dritë.

Por pikërisht implikimi në këtë çështje, Basha pritet të humbasë edhe mandatin e deputetit.

Kreu i PD në formularin e vetëdeklarimit që ka dorëzuar në KQZ bën me dije se nuk ka qenë i dënuar me burg, por as nuk ka pasur asnjë procedim penal.  Në pikën 3 të formularit, pyetjes nëse keni qenë ndonjëherë në hetim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale, Lulzim Basha i është përgjigjur në mënyrë mohuese.

Por në provat e reja që po dalin, Basha rezulton person nën hetim. E thënë ndryshe, Luli e ka fshehur këtë gjë dhe sipas legjislacionit në fuqi, nëse vërtetohet fshehja e të dhënave, Basha mund të bëhet subjekt i nenit 190 të kodit penal dhe të shkojë para drejtësisë

“Toyota Yaris” është afera që Bashën e kap ligji i dekriminalizimit.



Letër-porositë nga Belgjika

Më datë 20.4 2020 Ministria e Drejtësisë i ka dhënë rrugë ekzekutimit të letërporosisë të Autoriteteve Blege të drejtësisë, ku kërkohet nisja e procedimit penal për 11 persona që janë implikuar direkt ose kanë dijeni për çështjen 3.5 milionë eurove të kapura në makinën Toyota Yaris më datë 26 maj të vitit 2018.

LEXO EDHE:  Çim Peka pranon vjedhjen/ Bën bashkëpunëtor Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 29 prill 2021

Prokuroria Belge thekson se kreu i PD nuk i është përgjigjur katër kërkesave rresht të autoriteteve të drejtësisë atje. Në kërkesën e pestë datë 3 mars 2020 është bërë dhe paralajmërimi i fundit për Bashën, ku është vënë në dijeni se mosparaqitja me datë 17 mars të 2020-ës viti do sillte penalitete, ose më saktë mosparaqitja do shkaktonte procedim penal për Bashën.

Pas kësaj më datë 27 prill të vitit të kaluar Ministria e Drejtësisë i ka hapur rrugë letër-porosisë së autoriteteve Belge me lidhje me procedimin penal të personave të përfshirë në ngjarje. Lulzim Basha është I 11 në renditjen e individëve që prokuroria Belge kërkon nisjen e hetimeve.

Duke iu referuar  Nenit 14 të ligjit të dekriminalizimit, përcaktohet qartë se konstatimi i një deklarate të rreme sjell përfundimin e detyrës dhe të funksionit, ose humbjen e mandatit të deputetit.

Tashmë i mbetet prokurorisë që të hetojë Lulzim Bashën nëse i preket mandate për shkak të ligjit të dekriminalizimit apo nëse është në shkelje të nenit 190 të Kodit Penal për falsifikimin e dokumenteve zyrtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti dhe sorosistat do të ktheheni nga keni ardhur”/ Bien këmbanat e alarmit për Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Tashmë deklaratat e kryetarit ende në detyrë të PD, Lulzim Basha janë kthyer në një refren. Në të gjitha daljet e tij, vazhdon të këmbëngulë që Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 18 Dhjetor .

Së fundi përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave në Foltoren e Devollit, ku lideri historik i PD, u shpreh se Basha po mbahet peng nga Rama për shkak të dosjeve penale që ka ndaj tij.

Kësaj deklarate, Basha iu përgjigj duke shkruar se Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas  31 vitesh tranzicion.

Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më #18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë🇦🇱”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Duhet një makinë për të çuar Edi Ramën në shkollë

LEXO EDHE:  Çim Peka pranon vjedhjen/ Bën bashkëpunëtor Lulzim Bashën

Ndërkohë ashtu si çdoherë, Basha ka kundër demokratët të cilët e akuzojnë se ka shitur 4 herë zgjedhjet.



Madje ata e quajnë Lulzim Bashën armikun e Partisë Demokratike.

Sa shume urrejtje kanë ÇET’NIKET “demon-kratët” e paguar, të “ndërsyer” ndër rrjetet sociale ndaj “armikut” të vetëm që ka Demokracia Shqiptare, që quhet, L. Basha!!! d’rama-virusin e shqiptarisë, e kanë bërë “demokrat”, e s’duhet gacmuar !!! TURP E FAQJA E ZEZË!!”, shkruan një prej tyre.

Do kthehesh ti dhe soroistat e tu andej nga ke ardhur. Kjo do të jetë kthesa dhe mësimi më i mirë për ne. Haram mbështetjen që të kanë dhënë ty demokratët këtyre viteve”, shkruan një tjetër për demokratët.

Më poshtë po iu sjellim disa prej komenteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE