LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në ish-Bllok/ Përfundojnë hetimet për ish komandon, Marviol Billo

21 Dhjetor 2020, 10:38, Kronika CNA
Vrasja në ish-Bllok/ Përfundojnë hetimet për ish komandon,

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Marviol Billon, të dyshuarin kryesor për vrasjen në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Mësohet se prokuroria ka pushuar akuzën për vrasjen e Fabian Gaxhës nga ana e Billos. Ish-komandoja do të akuzohet tashmë për ?Vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes?, si dhe ?plagosje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes?.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka ngritur akuzë për moskallëzim krimi për Geldi Hoti Licaj, Ervin Matan, Ajax Boshnjakun dhe Fabio Allushin.

Sipas Prokurorisë Billo ka vepruar në kushtet e mbrojtjes ekstreme, pasi ka qëlluar në përgjigje të Fabian Gaxhës, i cili ka gjuajtur i pari me armë. Kjo ccështje është duke u ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, dhe vetëm në muajin Janar të 2021-shit do të ketë një seancë paraprake.

Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga