LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varianti i ri i Covid/ Flet mjekja italiane, tregon se sa rrezikshmëri ka tek qytetarët

21 Dhjetor 2020, 10:19, Kosova & Bota CNA
Varianti i ri i Covid/ Flet mjekja italiane, tregon se sa rrezikshmëri ka

Disa ditë pasi filloi vaksinimi masiv tek popullsia në Angli dhe SHBA, por edhe më gjerë, Britania e Madhe ka alarmuar shtetet e Bashkimit Evropian pasi konstatoi për  një variant të ri të Covid-19 të shfaqur ditët e fundit. Pas këtij konstatimi të një varianti të ri të koronavirusit, vendet e BE nisën të marrin masa duke pezulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.

Me shfaqjen e këtij varianti të ri të koronavirusit, ka folur edhe  ekspert italia, Ëalter Ricciardi , i cili dha një intervistë për ?Live ? Non è la d?Urso? ku theksoi se varianti i ri nuk është më agresiv, po transmetohet më shpejt.

?Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse?, tha ai.

Ricciardi shpjegoi se shansi më i madh i infeksionit është për shkak të aftësisë së këtij varianti të virusit për të hyrë në trupin tonë përmes mukozës.

?Nesër do të kemi një ballafaqim të ri me britanikët, por ata tashmë kanë konfirmuar se për momentin nuk do të rrezikonte efektivitetin e vaksinës?, theksoi eksperti

Pas konstatimit të variant të ri të Covid-19, Mbretëria e Bashkuar,  ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

?Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes?, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson. Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat./CNA.al

Lajmet e fundit nga