LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varianti i ri i Covid-19/ Mjeku shqiptar në Londër tregon ndryshimet dhe pasojat që jep

21 Dhjetor 2020, 11:06, Lifestyle CNA
Varianti i ri i Covid-19/ Mjeku shqiptar në Londër tregon ndryshimet

Gjithë bota është në alarm pas zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit në Britani. Mjeku shqiptar në Londër Sali Urovi tha se një gjë e tillë ishte e pritshme.

Në një intervistë për ABC, ai sqaroi se që prej fillimit Covid-19 ka pësuar 4 mijë ndryshime, ndrësa vetëm dy prej tyre janë parë të arsyeshme nga ekspertët që të bëhen publike.

I pyetur se çfarë pasojash jep ky version i ri, Urovi sqaroi se në këtë aspekt nuk ndryshon nga ai i pari, madje jep pasoja më të dobëta. Sipas tij ky variant ka transmetueshmëri më të lartë në popullatë.

?Ajo që ka ndryshuar në këtë virus është aftësia për të infektuar sa më shumë njerëz. Pasojat janë të njëjta ose pak më të dobëta. Me këtë numër kaq të madh, ne shohim të sëmurë që gjithnjë e më pak hyjnë në repartet e terapisë intensive. Në Itali është izoluar pacienti i parë. Nuk i dihet se si do të shkojë, por këtu kemi një fenomen që do të doja ta ndaj me ju. Kjo pandemi nuk mund të lihet në dorën e shërbimeve sanitare dhe qeverisë, ato mund të bëjnë Aq sa munde. Ndërgjegjësimi i secilit prej nesh ndaj masave që duhen marrë?, sqaroi mjeku./CNA.al

Lajmet e fundit nga