LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulet numri i infektimeve/ Ironia e mjekut: Komiteti nuk do vetë, po e zhduk Covid-in për një ditë!

21 Dhjetor 2020, 17:03, Lifestyle CNA
Ulet numri i infektimeve/ Ironia e mjekut: Komiteti nuk do vetë, po e zhduk

Mjeku i njohur epidemiolog, Erion Dasho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ironizon qeverinë lidhur me shifrat e raportuara të Covid.

Sot ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1908 testime, nga të cilat 422 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa u regjistruan edhe 10 viktima.Po ashtu qeveria prezantoi masat e reja ku nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar lëvizja do të kufizohet nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Duke iu referuar numrit të ulet të testimeve, e për rrjedhore një shifër më të ulët të të infektuarisht, Dasho shkruan me ironi se Komiteti nuk do vetë, se po të dojë e zhduk Covid-in për një ditë.

“Komiteti nuk do vetë, po e zhduk COVID-in për një ditë! Nuk bën asnjë test dhe ja… Zero raste…“/CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga