LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të ngrihet zëri për Medvegjën”/ PDIU bën apel të ndalet spastrimi etnik i shqiptarëve

21 Dhjetor 2020, 17:44, Politikë CNA
“Të ngrihet zëri për Medvegjën”/ PDIU bën

Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim ka bërë sërish bën apel që të ndalet spastrimi etnik i shqiptarëve të Luginës.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi , gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagovc dhe Asambleistin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihu  bëri me dije se që do të angazhohet për të ngritur zërin për Medvegjën dhe për të mos lejuar shpopullimin dhe kthimin e saj në një Çamëri të dytë.

Në përfundim të këtij takimi, Idrizi shtoi se do të angazhohet me bashkërendimin e veprimtarive për çështjen e Luginës.

Reagimi:

Të ngrihet zëri për Medvegjën, të mos lejojmë kthimin e saj në një Çamëri të dytë

Të ndalet politika e kontrolluar e spastrimit etnik të shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së znj. Mesila Doda dhe kreu i Fondacionit ?Hasan Tahsini?, z. Alket Veliu, pritën në një takim zv. Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Arbërie Nagovc dhe veprimtarin dhe Asambleistin e Komunës së Medvegjës z. Muharrem Salihu, i sapo nderuar me titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut? nga presidenti Ilir Meta.

-Idrizi i njohu vizitorët me ndërkombëtarizimin e çështjes çame dhe përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë. Ai shprehu nevojën që kanë Shqipëria me Kosovën për sinergji të përbashkët në ekonomi dhe fusha të tjera prioritare. Z. Idrizi premtoi që do të angazhohet për të ngritur zërin për Medvegjën dhe mos lejuar shpopullimin dhe kthimin e saj në një Çamëri të dytë.

Për Sekretaren e Përgjithshme të PDIU-së, znj. Mesila Doda, asnjë pjesë e kombit shqiptar nuk duhet të shkojë drejt harresës dhe se krerët e shtetit duhet të organizojnë tryeza të përbashkëta për të ndaluar atë që ajo e quajti ?politikë të kontrolluar të spastrimit etnik të shqiptarëve të Luginës?.

Nën-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Arbërie Nagovci u shpreh se vlerëson vizitën në selinë e PDIU-së për atë që kjo forcë politike përfaqëson. Ajo iu bashkua thirrjes së krerëve të PDIU-së për angazhimin më të madh të spektrit politik andej e këtej kufirit për çështjen kombëtare.

Veprimtari nga Diaspora z. Muharrem Salihu, theksoi se pasivizimi i adresave po e zbraz Medvegjën. Ai shprehu bindjen e tij se PDIU-ja do të jetë zë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës nga Parlamenti i Shqipërisë.

Në mbyllje, z. Idrizi u shpreh se do të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e veprimtarive për çështjen e Luginës. Të dyja palët ranë dakord që të çojnë përpara agjendën e tyre të përbashkët përmes takimeve të tjera në Tiranë dhe në Prishtinë.

 

Lajmet e fundit nga