LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rastet me Covid/ Berisha zbulon urdhrin që Rama i ka dhënë ish kunatës

21 Dhjetor 2020, 14:09, Politikë CNA
Rastet me Covid/ Berisha zbulon urdhrin që Rama i ka dhënë ish

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për mediat lidhur me raportimin e lajmeve për numrin e rasteve të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

Sipas Berishës, disa media në shërbim të qeverisë qarkullojnë lajme të rreme për rënie të numrit të rasteve ditore të infektuara me covid-19. Ish kryeministri thekson se Rama i ka dhënë urdhër ish kunatës së tij që të përgjysmojë numrin e testimeve.

?Thirrje mediave!
Miq, keto ditet e fundit disa media serioze kane rene viktime e lajmeve te rreme te fabrikuara nga shpiftorja e Edvin Genjeshtres dhe te transmetuara dite e nate nga mediat e lakjeve te tij Arben dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja e Tualeti i Kol Balles per situaten e Pandemise.
Prej nje jave mediat qarkullojne lajmet te rreme te shpiftores Rama, sipas te ciles ka rene numri i rasteve ditore te infektuara me covid19 ne Shqiperi.
Cila edhte e verteta. Numri i rasteve me covid 19 ne te vertet nuk ka rene por eshte rritur. Por
Kryeepidemiologu tutkun dhe injorant ka urdheruar ish kunaten te pergjysmoje numrin e testimeve.
Keshtu testimet jane pergjysmuar nga 2400 testime ne dite qe zbulonin mesatarisht 800 raste te infektuara ne covid , jane ulur ne 1200 testime ne dite dhe zbulojne rreth 500 raste ne dite.
Qindra e qindra raste te tjera nuk zbulohen me qellim. Kjo politike kriminale shumfishon perhapjen e pandemise dhe ul masat mbrojtese te qytetareve ndaj covid19.
Duke denuar kete qendrim tejet te rrezikshem dhe xhahil te kryeepidiemiologut te Surelit ju bej thirrje mediave te mos bien ne lojen e tij por te mbrojne interesin publik?, shkruan Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga