Connect with Us

Nga Najada Selmani/ Mallakastra krenare, përulur nga skamja!

Sociale

Nga Najada Selmani/ Mallakastra krenare, përulur nga skamja!

Publikuar

-

Nga Najada Selmani/ Mallakastra krenare, përulur nga skamja!

Rrugëtimi për në fshatrat e Mallakastrës është një sfidë më vete! Por kur sfida ka marrë fund mrekullia që të rrokin sytë të përshpërit në shpirt që ia ka vlejtur!

Kështu të paraqiten para syve malet krenarë, kodrat bleruar dhe bagëtia e dlirë! Njerëzit buzëqeshur dhe krahëhapur të presin me dashuri dhe dritë në sy! Aty asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm se fshatrat rroken për të arritur ngapak civilizim!

Sheh tek tuk ndonjë makinë benz ose fuoristrad, modele te vjetra që më së shumti të përballojnë rrugën e veshtirë të këtij terreni të egër dhe t’u shërbejë banorëve për të kryer punët e tyre dhe të fqinjëve përreth!

Ismet Beqiraj deputeti i Partisë Socialiste është figura më e papëlqyer per fshatrat e Mallakastrës të zonës mbi urën e Povlës! As ujë, as rrugë nuk kanë këto fshatra për gjithë këto dekada. Dy nga kushtet themelore që i duhen fshatit edhe sot e pas 30 vitesh nuk janë realizuar dot!

Në fshatrat Aranitas, Gjerbës, Selit , Kapaj, Povël, Fratar dhe Gudas njerëzit duan vetëm ujë dhe rrugë! Kaq kërkojnë, kryesisht, në çdo zonë të vendit! Banoret tregojnë se ujin mund ta sigurojnë fare kollaj, duke shfrytëzuar rezervuaret dhe burimet me ujë të pijshëm!

Rruga është kryesorja që u nevojitet për të zhvilluar ekonominë e vendit. Kështu mund të transportojnë në qytet produktet e tyre blektorale dhe bujqësore! Por rruga që kalon nga Ballshi për në fshatrat, që përmendëm më sipër, është e shtruar vetëm me çakull dhe kjo falë zotit Agron Kapllani ish kryetar i bashkisë i Partisë Demokratike.

Ndërsa nga ura e Povles rruga është shtruar nga i ndjeri Sokol Olldashi, i cili ndërtoi edhe autostradën Kakavi-Levan! Vetëm kaq, dhe në këto 8 vite pasues krejt treva është lënë në harresë të plotë! Në këtë zonë kultivohen të gjitha frutat dhe perimet!

Mollët, dardhët, ftonjtë, shegët, fiqtë, arrat, bajamet, lajthitë, por tregu për t’u shitur mungon! Ullinjtë nga varietet më të reja e deri tek ata 3 mijë vjeçar prodhojnë aq sa tepëron! Vaji i ullirit mbetet stok, pasi nuk ka mundësi fshatari ku ta shesi. Rakija e koçimares dhe mjalti i koçimares, një bimë që rritet krejt e egërr nëpër të gjithë zonë nuk kanë ku të tregetohen! Gjithë hapësirën që ta rrok syri këto fshatra e kanë të veshur me dru frutor dhe ullinj! Por, veres frutat e pjekur bëhen marmelatë në tokë dhe dimrit ullinjtë e vaji i ullirit mbeten stok!

Asnjë suvencionim, asnjë mbështetje nga pushteti vendor dhe Qeveria! Këta njerëz punëtor, që kurrë nuk i hoqën çizmet e llastikut nga këmbët dhe duart i kanë vrraga- vrraga nga puna, të shohin në dritë të syrit dhe kërkojnë mundësi për jetën në fshat! Duan mundësi shkollimi për fëmijët e tyre, për ato pak familje që kanë mbetur! Pasi shumë janë detyruar dhe e kanë lënë fshatin për një jetë më të mirë, kush në qytetet e zonës e kush jashtë kufijëve të vendit.

LEXO EDHE:  “Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Klasat mësimore organizohen të grupuara. Fëmijë të klasave të para, të dyta dhe të treta e zhvillojnë mësimin në një klasë me një mësuese, pasi nuk arrijnë të plotësojnë numrin. Po kështu veprohet edhe me klasat e ciklit nëntëvjeçar!. Ashtu si gjithë Shqipëria edhe Mallakastra po shpopullohet! Vendasit ende e punojnë tokën me forcën e krahut, e mbjellin dhe e korrin po me forcëne krahut. Dukshëm këtë e tregojnë faqet e rreshkura nga dielli i verës dhe acari i dimrit! Gratë e fshatit ende mbajnë rradhë te çezma e fshatit për të mbushur ujin e pijshëm e për ta çuar në shtëpitë e tyre duke e mbajtur në krahë! Rrugët dimrit janë të mbuluara nga balta dhe verës nga pluhuri. Por këta njerëz janë të lidhur shpirtërisht me këtë tokë, ASHTU SIKURSE DHE UNË, dhe nuk ka zot që t’i bëj ta leshojnë atë!

Nisur nga ky realitet që më ka shoqëruar sot e tri dekada, që fëmijë rritur mes këtyre maleve të babait tim, natyrshëm më lind thirrja për deputetin e zonës! -Mallakastriotët mes maleve kërkojnë vetemy ujë dhe rrugë zoti Ismet Beqiraj! Por ti nuk ua dhe dot! Ndaj ata ishin të lumtur që po bënit gati valixhen, (kështu u shprehën vendasit) për të ikur që mos të ktheheni më!

Mallakastriotët duan t’i dëgjosh, t’i shtrosh mendimet me ata dhe ta bëjnë zgjidhjen bashkë! Deri më sot askush nuk i ka dëgjuar, vetëm u kanë premtuar dhe gënjyer! Aty mes maleve zokonet dhe doket e shqiptarëve, ndër shekuj, janë më të gjalla se kurrë! Mikëpritja dhe respekti nuk janë zhvokur asnjëhere!

Është fare e thjeshtë, fshatarët mes malesh duan të ndryshojnë kushtet minimale të jetesës! Ata kërkojnë ndryshimin për të ardhmen, për fëmijët e tyre! Dhe ndryshimi do të vijë!

Image may contain: mountain, cloud, sky, plant, tree, outdoor and natureImage may contain: tree, sky, outdoor and natureImage may contain: tree, sky, plant, outdoor and nature

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  Asgjësimi i biznesit të vogël?/ Ish-ministri i Ramës, zbardh planin e Qeverisë

LEXO EDHE:  “Jetojmë si në mesjetë”/ Tabaku takim me banorët në Zall Herr: Qeveria vetëm gënjen dhe rrit taksat

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Publikuar

-

Nga

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesvepër të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

LEXO EDHE:  “Koha thërret për zgjidhje madhore”/ Ish-deputeti apel qeverisë me 4 pika: Çfarë duhet bërë për të shmangur greminën

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  “Qeveria nuk bën hetime”/ Ulsi Manja justifikon zbardhjen e 21 janarit

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  “Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Bledi Çuçi i vërsulet Niko Peleshit

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE