Connect with Us

“Ne i mbajmë premtimet”/ Balluku: Aeroporti i Kukësit do jetë ndërtuar deri në zgjedhje

Politikë

“Ne i mbajmë premtimet”/ Balluku: Aeroporti i Kukësit do jetë ndërtuar deri në zgjedhje

Publikuar

-

“Ne i mbajmë premtimet”/ Balluku: Aeroporti i Kukësit do jetë ndërtuar deri në zgjedhje

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha mbrëmjen e sotme se aeroporti i Kukësit do të jetë ndërtuar deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa u pyet në Abc Neës nëse kuksianët që jetojnë në Londër do të mund të vijnë nëpërmjet aeroportit të Kukësit, ministrja deklaroi se qeveria do ta mbajë premtimin.

Balluku theksoi se nëse do të kenë rifilluar udhëtimet që janë anulluar me Anglinë për shkak të pandemisë, atëherë kuksianët do të mund të vijnë në Shqipëri për zgjedhje.

Ne i mbajmë premtimet. Kuksianët do të vijnë në Kukës, ata që jetojnë në Londër, shpresoj të jetë shuar pandemia, se ne do na duhet të anulojmë udhëtimet me Londrën për shkak të një urdhri të OBSH-së, shpresojmë të jenë hapur deri atëherë. Aeroporti i Kukësit po ecën shumë shpejt, koncesioni i Kukësit është një koncesion i pastër, por koncesionari ka punuar me një skuadër shumë të mirë, të cilët kanë mundësitë për të avancuar pak më shpejt”, theksoi socialistja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Nard Ndoka/ Si u arrestova në Velipojë me 5-6 çuna

LEXO EDHE:  Video-Donald Trump “elektrizon” turmën/ Vetëm Jezu Krishti është më i famshëm se unë

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE