Connect with Us

Mos ‘vraponi’ te suplementet dhe vitaminat!/ 10 këshillat e mjekës si të luftoni Covid

Shëndeti

Mos ‘vraponi’ te suplementet dhe vitaminat!/ 10 këshillat e mjekës si të luftoni Covid

Publikuar

-

Mos ‘vraponi’ te suplementet dhe vitaminat!/ 10 kishillat e mjekës si të luftoni Covid

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Mendoni qe jeta eshte e gjate, dhe qe ta gezoni ju duhen njerezit e afert, miqt dhe shoket te jene me ju.

Ndaj asgje nuk ka me shume vlere se nje kujdes pak i shtuar nga ju.

Mos anashkaloni simptomat e nje situate rrufeje, pasi mund te jete dhe Covid! Izolohu 7 dite se nuk eshte fundi botes!

Sigurohu qe e kalove dhe je IgG pozitiv, dhe shko pi nje kafe apo ha nje dreke ne lokal, se dhe ata do punojne!

Perpiqu mos grumbulloheni me shume se 6 veta ne tavoline dhe ideale eshte qe tavolina juaj te kete nje imunitet tufe. Dmth ne 6 veta 4 ta kene kaluar Covidin!

Mbaje masken se te mban dhe ngrohte tani, por mos mendo se zevendeson golfin apo shallin!! Nuk eshte as byzylyk per te dora! Ka vlere kur di ta mbash!!!

LEXO EDHE:  Situata në spitalet Covid/ Shtretërit në Infektiv drejt ezaurimit

Mos vrapo te suplementet dhe vitaminat! Ke agrume, mish, vaj ulliri dhe diell , fale pozicionit qe ka shqiperia!!

Merru pak me femijet, mos i le tek sheshi pallatit te luajne orar pa orar!!

Perdore me mire dhe me shpesh ujin me sapun, do te te ndihmoje ne gjithe mirqenien tende!!

Ska nevoje te me puthesh e perqafosh kur me sheh, mjafton nje pershendetje 6 hapa larg me dore ne zemer! Do te te jem mirnjohese !

Bli ndonje reviste apo roman dhe lexoje, sa lodh syte e veshet me lajme ne TV!

Mos ndiq simptomat dhe trajtimet me google, aty i ke mjeket, asnjehere se kane lene pa zile cel, vec kur i ka rene bateria!!

Mos u streso, se na panikon te gjithve!! Te gjitha gjallesat kane te drejtat e tyre te jetojne dhe te lene pasardhes, ti nuk je pronari i Tokes!! Gjej ekuilibrat, kjo eshte detyra jote!!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kur do vijë fundi i pandemisë?/ Pipero: Në mars do ketë rënie të infektimeve

Publikuar

-

Nga

Kur do vijë fundi i pandemisë?/ Pipero: Në muajin mars do ketë rënie të infektimeve

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën shëndetësore në vend, ku janë shënuar shifra të larta të të infektuarve.

Pipero tha se për tu ulur numri i të infektuarve duhet të jetë vaksinuar mbi 60% e popullatës. Ai pretendon se në fund të muajit mars do të vihet re një rënie infektimesh.

Ka raste te tjera në botë të infektuar pas marrjes së vaksinës. Falë marrjes së dozës së vaksinës e kam kaluar më lehtë. Është ënde herët që të flasim për efikasitetin e vaksinës. Numri i personave të vaksinuar duhet të jetë mbi 60%. Ky virus ende ka një qarkullim të madh. Efikasiteti i saj po ndihet nga dita në ditë. 

Sa i takon numrit të rënieve të shtruarve në spitale, në ditët e para të kësaj pandemie, hospitalizoheshin për shkak të pasigurisë. Shpresojmë  që ekspozimi dhe vaksinimi do të japin shumë shpejt rezultatet. Nga fundi i marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve“, u shpreh mjeku në “Real Story”.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19/ Rama qetëson qytetarët: Nuk do të ketë një mbyllje të dytë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19/ Rama qetëson qytetarët: Nuk do të ketë një mbyllje të dytë

Sipas tij, sinjali që tregon se mund të jemi drejt rënies së pandemisë janë numri i rasteve të reja të infektuara dhe të shtruara në spital.

“Ka disa indikatorë, tregues kryesorë duhet të jetë numri i rasteve të reja të infektuara dhe numri i rasteve të reja të shtruara në spital. Por indikatori më i rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital”, deklaroi infeksionisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Boom’ rastesh me Covid/ Rritet frikshëm numri i viktimave, konfirmohen 1021 raste të reja

Publikuar

-

Nga

‘Boom’ rastesh me Covid/ Rritet frikshëm numri i viktimave, konfirmohen 1021 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 19 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje, 14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Prrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuccova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit të PS-së

LEXO EDHE:  Dy punonjëse rezultojnë me Covid/ Mbyllet një bashki

COVID-19 – Statistika (24 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1021
Të shëruar në 24 orë 906
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3897

Testime totale 451,643
Raste pozitive 103,327
Raste të shëruara 66,309
Raste Aktive 35,303
Humbje jete 1,715

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22,294
Fier 2714
Durrës 1760
Vlorë 1793
Shkodër 1402
Elbasan 934
Lezhë 831
Berat 1012
Korçë 946
Gjirokastër 939
Dibër 322
Kukës 356

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Respektimi i masave anti-Covid para dhe gjatë zgjedhjeve/ Mjekët letër të hapur krerëve politik

Publikuar

-

Nga

Respektimi i masave anti-Covid para dhe gjatë zgjedhjeve/ Mjekët letër të hapur krerëve politik

Një grup mjekësh brenda dhe jashtë vendit I kanw nisur njw letwr, krerwve poltikw nw vendin tonw, ku shprehin shqetësimin mbi mos respektimin e masave anti-Covid kryesisht nga politikanët në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t‘ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga Ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në respektimin dhe zbatimin e masave ndaj Covid-19 në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në zbatimin e: 1- Urdhrit të ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu Nr. 633 të datës 17.11.2020 “Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 (dhjetë) persona në vende të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare te ceremonive mortore”, thuhet në letër.

Bluzat e bardha shprehen se politikanët duhet të jenë të parët që japin shembull në shoqëri për respektimin e masave ndaj Covid.

LETËR E HAPUR:

Drejtuar: Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta, Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste: z. Edi Rama, Kryetarit të Partisë Demokratike: z. Lulëzim Basha, Kryetares së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: Znj. Monika Kryemadhi, Kryetarëve të partive politike pjesëmarrëse në Procesin Zgjedhor të 25.04.2021, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Z. Ilirjan Celibashi

Të nderuar Zonja e Zotërinj,

me rastin e afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021, ku mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore e më pas përmes vullnetit të votës së tyre, do të kenë mundësi të zgjedhin qeverinë e re, ne, personeli mjekësor, shohim me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj, pikërisht me votë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t‘ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga Ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në respektimin dhe zbatimin e masave ndaj Covid-19 në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në zbatimin e:

1- Urdhërit te ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu Nr. 633 të datës 17.11.2020 „Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 (dhjetë) persona në vende të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare te ceremonive mortore“, në mbështetje të Ligjit Nr. 15/2016, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive“, Nenit 102, Pika 4, në mbështetje të Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, “Me qëllim mbrojtjen e Shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga Covid-19“, Neni 7, në mbështetje të Ligjit 44/2015 „Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë“, nenit 113, si edhe të vendimit nr. 4856 date 16.11.2020 të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

2- Përdorimit të detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave), bazuar në Aktin Normativ nr. 32 të Këshillit të Ministrave, datë 12.10.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të nr. 32 datë 12.10.2020 i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, të ndryshuar”, Neni 3, pika 23 si dhe sipas Udhëzimit nr. 1163/1 prot. datë 13.10.2020 të Insitutit të Shëndetit Publik “Udhëzues mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEXO EDHE:  Situata në spitalet Covid/ Shtretërit në Infektiv drejt ezaurimit

LEXO EDHE:  Dy punonjëse rezultojnë me Covid/ Mbyllet një bashki

3- Mbajtjes së distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, brenda dhe jashtë ambjenteve të qendrës së votimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit që duhet te përdoren nga votuesit në hyrje dhe ne dalje nga vendvotimi. Respektimi i rreptë i masave anti-Covid është pergjegjësi e stafit zgjedhor duke nënvijëzuar qe ky staf është përgjegjës për dezinfektimin dhe ajrosjen kohë pas kohë te qendrave te votimit dhe vendvotimeve si dhe për zbatimin e masave parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave.

4- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), për të regjistruar personat që janë të infektuar me SARS-CoV-2, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrë procedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar tu mundësohet pjesëmarrja në votim.

5- Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 (dhjetë) persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kontaktet fizike mes elektoratit duke u mbështetur ne Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.3.2020, Neni 3, pika 2 “ Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19“.

6- Grupet në risk (personat mbi 65 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje shoqëruese) të shmangin aktivitetet parazgjedhore sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Është momenti i duhur për të treguar që të gjithë bashkë mund t’ja dalim të luftojmë këtë pandemi.

Ju jeni faktorë të rëndësishëm në dinamikën e shoqërisë shqiptare dhe kjo sjell përgjegjesi ligjore e morale ndaj popullësisë që kërkon vëmëndjen dhe angazhimin tuaj në mbrojtjen e shëndetit e të jetës së tyre. Një popull i shëndetshëm është celësi për një të ardhme të mbarë, për të gjithë.

Me besimin që kërkesat tona do të merren ne konsideratë.

Me Respekt,

Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë

Arjola Ustalli, mjeke pneumologe, Itali

Arvena Hila, mjeke reumatologe, Itali

Drilon Cupi, mjek internist/mjek urgjence, Gjermani

Elona Cekani, mjeke onkologe, Zvicër

Eni Dragoj, PhD, mjeke kardioanesteziste, Itali

Erjon Panajoti, mjek anestezist, Shqipëri

Ilir Halili, mjek pneumolog, Shqipëri

Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik

Roland Jovani, mjek pneumolog, Francë

Rubjona Xhani, mjeke neurologe, Itali

Vjosana Gosnishti, mjeke specializante në Obstetrikë-Gjinekologji, Gjermani

Xhuljeta Treska, mjeke neurologe, Gjermani

 

LEXO TE PLOTE