Connect with Us

Mjekja shqiptare në Gjermani: Skeptike për masat e marra në Shqipëri, kjo nuk është rruga që do të çojë në uljen e infeksioneve

Shëndeti

Mjekja shqiptare në Gjermani: Skeptike për masat e marra në Shqipëri, kjo nuk është rruga që do të çojë në uljen e infeksioneve

Publikuar

-

A duhet të marrë Shqipëria vaksina nga Kina dhe Rusia?/ Mjekja: Të shihet si mundësi

Marsela Ceno, mjeke kirurge, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani si dhe anëtare e disa shoqatave kirurgjikale në Europë dhe Amerikë tha për Euronews Albania se masat e marra deri tani në Shqipëri janë tërësisht të pamjaftueshme për të ulur numrin e infeksioneve me coronavirus.

Ajo sugjeroi se duhen shtrënguar kufizimet të paktën për periudhën e festave, deri sa procesi i vaksinimit të marrë rrugë.

“Ajo çka unë vërej nga kontaktet me njerëzit e mi në Tiranë që tek fakti që organizohen emisione me shumë të ftuar, nuk mbahen maskat, jam skeptike për efikasitetin e këtyre masave. Në Gjermani nuk lejohet takimi i më shumë se 5 personave nga e njëjta familje.

Fakti që në Shqipëri të gjitha lokalet janë të hapura, shumë persona të infektuar nuk qëndrojnë në karantinë por lëvizin lirisht në ambientet publike, me këtë që po përjetoj, si një mjeke që punon dhe jeton në Gjermani dhe ka kontakte të vazhdueshme për gjendjen në Shqipëri, kjo nuk është një rrugë që do të çojë në uljen ne infeksioneve dhe të vdekurve.

Nevojiten kufizime më shtrënguese, të paktën për festa sa të marrë rrugë edhe procesi i vaksinimit”, tha mjekja.

LEXO EDHE:  Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

E pyetur lidhur me variantin e ri të coronavirusit që është zbuluar në Britaninë e Madhe, znj. Ceno tha se në shtetin gjerman është marrë shumë seriozisht kjo situatë për të cilën siç tha ka edhe një lloj skepticizmi, por shtoi se nga të dhënat e deritanishme të mutacionit të ri besohet se efikasiteti i vaksinave të prodhuara deri më tani do të jetë i njëjtë si në rastin e variantit fillestar të virusit.

“Ky është një fenomen i pritshëm, ndërsa nga të dhënat e deritanishme s’ka të dhëna se ka vdekshmëri më të lartë se forma që njohim. Por mbetet për të parë, rritja e numrit të infeksioneve të reja me coronavirus në Britaninë e Madhe mendohet se vjen prej këtij virusi.

Por vaksina adresohet tek proteinat në skajet e virusit, aty ku virusi ka pësuar mutacione, ndaj një formë ose një tjetër e vaksinës do të mundet ta asgjësojë edhe këtë formë të re të virusit. në gjermani janë skeptikë ndaj kësaj situate të re ndaj dhe në nivel Bundestagu u mor vendimi që të bllokohen fluturimet me Britaninë e Madhe”, shpjegoi ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Publikuar

-

Nga

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar statistikave, ai shkruan se 10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Me tone të forta ai thekson se ky është një krim me përmasa genocidi dhe nuk duhet të kalojë pa u hetuar.

“10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Rreth 4,000 nga këto vdekje kanë ndodhur gjatë vitit 2021, shkaku direkt i të cilave është mosmarrja e asnjë mase parandaluese nga ana e Boratit dhe boratëve!

Asnjë qeveri europiane nuk ka kryer një krim të tillë kundër shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vet!

Ky krim me përmasa genocidi nuk mund të kalojë pa u hetuar!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie ndjeshëm numri i të ifektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Bie ndjeshm numri i të ifektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2480 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 2 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Video- Punë në Gjermani/ Kamera e fshehtë në ‘Stop’ tregon si sigurohet pasaporta me 1000 euro

LEXO EDHE:  A është Covid si një grip i rëndë?

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 442
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2480

Testime totale 607,688
Raste pozitive 129,594
Raste të shëruara 101,584
Raste Aktive 25,668
Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18531
Fier 2216
Durrës 1088
Shkodër 915
Gjirokastër 913
Korçë 673
Vlorë 452
Dibër 322
Kukës 287
Elbasan 200
Berat 53
Lezhë 18

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sa afër jemi gjetjes së një kure për sëmundjen e HIV-AIDS?

Publikuar

-

Nga

Sa afër jemi gjetjes së një kure për sëmundjen e HIV-AIDS?

Pak më shumë se një dekadë më parë, plot bujë studiuesit:Kishin shëruar një pacient të sëmurë me virusin HIV. I njohur si “Pacienti i Berlinit”, Timoti Rej Braun kishte nevojë për një transplant të palcës së kockave për t’u kuruar nga leuçemia akute mieloide.

Mjekët e bënë këtë duke përdorur qelizat staminale nga një dhurues me imunitet ndaj HIV të bazuar në gjenet e tij. Dhe funksionoi:Braun u shërua nga leuçemia, por edhe nga HIV. Më së afërmi, në vitin 2019, një pacient i dytë, që këtë herë po trajtohet për limfomën Hodgkin, u shërua në mënyrë të ngjashme në Londër.

Megjithëse këto janë historitë më të famshme ku pacientët janë shëruar nga HIV, trajtimet që iu nënshtruan ata përfaqësojnë një nga mundësitë mes shumë të rejave për trajtimin e virusit. Dhe kjo është njëra nga ato më pak të zbatueshmet. Kjo pasi është shumë invazive dhe tepër e rrezikshme të kryhet një transplant i palcës së kockave tek dikush që nuk ka një tumor që kërkon aplikimin e një procedure të tillë, sidomos duke marrë parasysh shumicën e pacientëve me HIV.

Në fakt, një pacient me terapi antiretrovirale, ART, ka sot të njëjtën jetëgjatësi sa një person pa HIV. Qasje të tjera të reja janë shumë premtime për një trajtim më efektiv, dhe me gjasë edhe për kurimin e HIV-it. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi jo çdo pacient reagon mirë ndaj terapisë antiretrovirale, përfshirë ata që vuajnë efektet anësore të forta si humbja e kockave dhe rënia në peshë, si dhe nga probleme të mëlçisë, veshkave apo zemrës.

“Me terapi antiretrovirale pacientit i kërkohet të marrë gjithë ato barna çdo ditë për pjesën tjetër të jetës së tij”- thotë Rajan Meknamara, virolog në Universitetin e Karolinës së Veriut, SHBA. Arsyeja se përse HIV është shumë i vështirë për t’u mposhtur, ka të bëjë me mënyrën se si virusi mund të fshihet në trup.

Kur ai sulmon, përfshihet në ADN-në e qelizës, në gjenomën e tij. Nga atje, ai merr nën kontroll punën e brendshme të qelizës për të shumuar vetveten, duke prodhuar më shumë virione të HIV-it, të cilat do të vazhdojnë të sulmojnë më shumë qeliza.

Pikërisht ato mund të ndërhyjnë tek ilaçet antiretrovirale, duke bllokuar pjesë të caktuara të këtij procesi. Por ndonjëherë HIV përfshihet në gjenomë dhe thjesht pret aty. Atje në fshehtësi, ai është i sigurt nga sistemi imunitar, por edhe nga ilaçet antiretrovirale.

Një strategji e re për ta shmangur këtë, përfshin nxjerrjen nga skutat të viruseve të tilla. Në vitin 2020, studiuesit arritën ta bëjnë këtë tek minjtë dhe tek majmunët makakë në laborator. Duke i trajtuar kafshët me një molekulë të vogël të quajtur AZD5582, ato mund të nxjerrin në pah rrugët qelizore që aktivizojnë virusin, duke e bërë atë të dukshëm për anti-retroviralët.

Aktualisht janë duke u zhvilluar të paktën 3 prova klinike tek njerëzit për të testuar efektivitetin e agjentëve të tillë. Kjo është një qasje më elegante sesa transplantimi i palcës së kockave që shëroi pacientin e Berlinit dhe atë të Londrës.

LEXO EDHE:  Piku i pandemisë?/ Mjekët skeptikë: Nuk e dimë se kur ka qenë, ka pasur mangësi në lidhje me testimet

LEXO EDHE:  Video- Punë në Gjermani/ Kamera e fshehtë në ‘Stop’ tregon si sigurohet pasaporta me 1000 euro

Një qasje tjetër – e cila është ndoshta e mundshme teorikisht, por ende jo praktikisht – është përdorimi i mjeteve të redaktimit të gjenit CRISPR, për të redaktuar gjenet e HIV-it jashtë gjenomit. Deri më tani studimet mbi këtë janë kryer vetëm tek minjtë.

Por nëse redaktimet e gjeneve që ndodhin në vende të padëshiruara (të njohura si efekte jashtë qëllimit) mund të mbahen në një minimum të sigurt, kjo teknikë mund të përdoret një ditë tek njerëzit. Ndoshta rruga më premtuese nga të gjitha në hulumtimet mbi HIV, thotë McNamara, është ajo e antitrupave neutralizues.

Këto shfaqen natyrshëm në sistemin imunitar të një pjese të vogël të pacientëve me HIV, infeksioni i të cilëve nuk kalon kurrë në AIDS. Studiuesit po studiojnë se si t’i shfrytëzojnë ato për të trajtuar pacientë të tjerë. HIV është i prirur për mutacione, gjë që e lejon atë ta pengojë veprimin e sistemit imunitar – dhe ilaçet retrovirale – të godasin versione specifike të virusit.

Për shumicën e pacientëve me HIV, kjo do të thotë se sistemi i tyre imunitar është gjithmonë në hiper aktivitet, duke luftuar për të shmangur një objektiv të lëvizshëm. “Është një luftë pa ndërprerje midis virusit dhe sistemit imunitar”- thotë Meknamara.

Por disa pacientë kanë një lloj të veçantë të antitrupave që është vazhdimisht efektiv. “Kur është fjala për antitrupat shumë neutralizues, virusi nuk është asnjëherë në gjendje të fitojë. Ato kryejnë shumimin e tyre”-thekson Meknamara.

Disa studiues tani po shqyrtojnë mënyrën se si mund të përdoren ato për të trajtuar dhe parandaluar HIV, ndërsa të tjerët po vëzhgojnë se si një kombinim i antitrupave neutralizues dhe jo-neutralizues mund të ketë edhe një efektshmëri kundër qelizave të fshehura.

Pra, sa afër jemi ndaj një kure për HIV? “Nëse do të më kishit pyetur 10 vjet më parë, mund të kisha thënë kurrë. Por 10 vitet e fundit kam ndryshuar pikëpamjen time. Në fakt mendoj se do të shohim një kurë që në fund të kësaj dekade”- thotë Meknamara. / DiscoverMagazine – Bota.al

LEXO TE PLOTE