LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanosi me armë zjarri një person në mes të tregut/ Arrestohet 32- vjeçari në Berat

21 Dhjetor 2020, 08:50, Kronika CNA
Kanosi me armë zjarri një person në mes të tregut/

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në lagjen ?30 Vjetori?, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ?30 Vjetori?, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen ?Jani Vruho?, Berat (i dënuar më parë për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?, ?Kanosja? dhe ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike?./CNA.al

Lajmet e fundit nga