LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festat e fundvitit/ Manastirliu paralajmëron masa të reja: Kufizoni kontaktet

21 Dhjetor 2020, 12:22, Aktualitet CNA
Festat e fundvitit/ Manastirliu paralajmëron masa të reja: Kufizoni

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar masa të reja për frenimin e koronavirusit në vendin tonë.

Ajo tha se këto masat që do të merren do të bëhen me dije për qytetarët ndërsa bëri apel që këtë vit të festohet në familje.

Teksa ishte në poliklinikën nr.9, ku po kryhen edhe testet e shpejta, ministrja tha se kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm.

?Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit?, pohoi ministrja./CNA.al

Lajmet e fundit nga