Aktualitet
Disa rreshta në 19-vjetorin e Top Channel

Dje Top Channel kishte festën e tij, ditën kur kishte dalë me sinjal dhe kishte prodhuar logon televizive që në pak kohë do të shndërrohej në televizionin më të ndjekur, më të rëndësishëm kombëtar në vend.
Por, ashtu siç u ngrit shpejt, me vrap dhe me forcë duket se po bie thuajse në të njëjten mënyrë.
Por, çfarë pamë dje?
Top Channel dje na ofroi një show të pështirë ku në emisionin e mesditës kushdo mund të dalë dhe të thotë çfarë të dojë, deri tek klonet që na vijnë nga SHBA dhe iu shiten shqiptarëve nga ekrani i Top Channel.
Çfarë na ka treguar në këtë 19 vjetor? Na ka treguar sesi mund të sulmohen bizneset private nga gjoja emisionet investigative për interesa krejt të dyshimta, na ka treguar në këtë 19-vjetor sesi ekrani më i madh i shqiptarëve mund të bëjë avokatinë e qeverisë dhe një koncesioni korruptiv prej 480 milionë eurosh siç janë inceneratorët.
Çfarë na tregoi këtë 19 vjetor? Na tregoi sesi emisionet pa kurrëfarë peshe dhe mesazhi edukativ apo kulture dhe vlere kanë marrë audiencën më të madhe në këtë televizion. Këtë e tregojnë sondazhet e tij dhe jo ne. Emisionet investigative kanë katandisur aty ku nuk thuhet më. Dje nxirrnin hapur skandale, politikanë, qeveritarë e ligje, ndërsa sot merren me konfliktet e bizneseve private me njëri tjetrin dhe kërkojnë të shembin investime dhjetëra miliona euro.
Në këtë 19-vjetor të Top Channel ka shumë për të thënë! E vërtëta është që nuk është më ai i pari.
Është një televizion që ka një drejtor politikan, është një televizion në konflike gjyqësie për çështjet e aksioneve, është një televizion i cili ka qindra gjyqe, përplasje dhe çështje, është një televizion që nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm ku ata që e themeluan, shumica janë larguar. Shumë pak kanë ngelur nga të parët dhe shumë pak nga misioni i vërtetë për të cilin u themelua dhe u zhvillua Top Channel.
Sot ka ndryshuar krejt drejtimin, nuk është më Top Channel-i i parë. Nuk është më televizioni i Tan Hoxhës, por është televizioni i kloneve që vijnë nga SHBA apo emisioneve me dhunë, përplasje dhe konflikte dhe me një audiencë që për nga vlerat nuk vlen të jetë as e klonuar./CNA.al
Emisionet më të ndjekura në Top Channel/ Fiksin e kalojnë të gjithë
Habit Alfred Cako/ Kryeministri jonë nuk është Edi Rama, por një klon
Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel
Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave
Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel