LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i nipit të deputetit socialist/ Artan Hoxha: Ramazan Rraja ishte para 10 ditësh në Shqipëri

21 Dhjetor 2020, 20:44, Kronika CNA
Arrestimi i nipit të deputetit socialist/ Artan Hoxha: Ramazan Rraja ishte

Gazetari Artan Hoxha ka treguar të tjera detaje nga operacioni i autoriteteve belge, të cilat arrestuan 6 shqiptarë, mes të cilëve edhe nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe i afërmi i tij, Fioralb Rraja nga Nikla e Fushës Krujës.

Hoxha tha se Shqipëria nuk ka pasur rol në arrestim, ndërsa tregoi se grupi i shkatërruar kokainën e blinte 1365 euro kg në Amerikën Latine dhe e shisnin së paku 100 mijë euro në Europë.

Ai zbuloi në Syri Tv Ramazan Rraja ka qenë para 10 ditësh në Shqipëri, ndërsa në BE lëvizte me dokumenta polake.

?Personazhi më i njohur në këtë histori është Ramazan Rraja, një 27-vjeçar. Ai ka qenë para 10 ditësh në Shqipëri. Ai lëviz nëpër BE pasi ka dokumente polake.

Ka shkuar në Bruksel dhe në banesën e një të afërmi të vet ka pasur një takim me një person që është arrestuar gjithashtu. Me Musa Gjikolën. Interesant ka qenë fakti që takimi është bërë mes Gjikolës, Rrajës dhe një shtetasi rus. Duke pasur parasysh që grupet tona kanë marrë trafikun me shumicë të kokainës, kanë nevojë për kontakte të tjera, ndaj nuk është çudi që është një bashkëpunim me rusët.

Kurse Fjoralb Rraja nuk është nip i deputetit, por është një i afërm i tyre. Ka dalë për masë sigurie dhe atij i është lënë 30 ditë burg?, deklaroi gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga