Connect with Us

Sondazhet e PS – PD, LSI drejt shkërmoqjes

Politikë

Sondazhet e PS – PD, LSI drejt shkërmoqjes

Publikuar

-

“Të dua si adoleshente”/ Metës nuk i del inati me Kryemadhin, edhe pasi i shprehu dashurinë në facebook

Partitë politike kanë filluar fushatën e tyre, PD kryesisht mediatike, PS pasi ka mbyllur një tur në terren i është rikthyer lëvizjeve mediatike por edhe kok më kokë, LSI gjithashtu duket shumë aktive në terren, por edhe Bindja dhe Topalli janë në aksion të përditshëm komunikimi me shqiptarët.

Të gjitha këto aksione politike shoqërohen me sondazhe të cilat përsëriten javë pas jave me pyetësorë të ndryshëm për të kuptuar cili do jetë drejtimi i votës të qytetarëve, cilat janë pritshmëritë e tyre për të ecur më tej në strategjitë elektorale me premtimet, por njëra palë edhe me veprime konkrete.

Palët përpiqet të lexojnë votën e tyre por edhe të kundërshtarit, gjithashtu ajo që bie në sy është pritshmëritë që kanë aleatët e medhenj për partitë e vogla.

Janë 4 forca të reja politike që pritet të garojnë në këto zgjedhje, Lëvizja për Ndryshim e Topallit, Nisma Thurje, partia e Murrizit dhe Bindja e Astrit Patozit.

Këto faktorë të rinj politikë,  përfshi dhe LSI, PSD apo parti të tjera të vogla mund të jenë diferenca e qeverisjes së nesërme, prandaj forcat e mëdha politike në sondazhet e tyre kanë përfshirë gjithmonë partitë e vogla.

LSI është shembulli i dy mandateve  se nga do anojë pushteti por duket se tashmë po e humb këtë “luks”.

LEXO EDHE:  Urdhri ekzekutiv i Biden për Ballkanin Perëndimor/ Mustafa Nano zbulon emrat që priten të ‘fundosen’

No description available.

Sipas sondazheve të publikuara në media por edhe ato që mbahen konfidente nga zyrat e Rilindjes, LSI ka një rrudhje të pandalshme dhe në rang kombëtar nuk shkon as 3-4%, dhe në disa qarqe nuk do mund të sigurojë mandate si më parë.

PD është më e kujdeshme në sondazhet e saj e cila e nxjerr LSI diçka më lart por më të dobët se më parë.

Sipas të dhënave nga partia e Bashës, sondazhet e bëra kohët e fundit tregojnë një ulje të madhe të LSI, e cila mund të shkojë edhe më shumë se përgjysmimi i votave.

Këto sondazhe tregojnë qartë fenomenin që ka ndodhur së fundi me partinë e “florinjtë” të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Personazhe të rëndësishme politike të kësaj force, ish-deputetë, ish-ministra dhe besnikë të Ilir Metës kanë ikur nga Kryemadhi drejt Edi Ramës duke ju bashkuar partisë nga ata dolën 16 vite më parë.

Mona dhe politika e saj nuk kanë mundur të mbajnë bashkuar LSI, dhe duket se largimet po sjellin efektet e tyre, partia e Metës po shkon drejt shkërmoqjes dhe atë që nuk mundi ta bëntë Rama dhe Basha së bashku po e bën Monika me dorën e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Firmat për Kuvendin e 11 Dhjetorit/  Agron Shehaj do të nis verifikimin

Publikuar

-

Nga

Firmat për mbledhjet e Kuvendit Kombëtar të PD-së me 11 Dhjetor, janë në zyrën kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

Ky i fundit në vijimësi ka bërë thirrje që kush është i interesuar mund të shkojë dhe t’i verifikojë.



Deputeti Agron Shehaj, i cili ka garuar edhe për kreun e PD ka njoftuar se do të paraqitet për të verifikuar firmëtarët për degët ku ai është dejtues politik.

LEXO EDHE:  Ish-ministri paralajmëron Ramën/ Ke ende shumë llogari për të dhënë

LEXO EDHE:  Zbulohet kushti i Metës për Ramën/Dua edhe zëvendës president

“Në orën 15.00, z Agron Shehaj do jetë në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, z Paloka, për të verifikuar firmëtarët për degët, ku ai është drejtues politik”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në panik: Firmosni dhe formularin tim se me 18 Dhjetor nuk do bëhet gjë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, kreu i PD-së, në largim, njeriu që zhyti PD-në, në humbje të njëpasnjëshme po tenton të shpëtojë veten.

Nuk mund të flasim për dinjitet dhe moral, pasi po t’i kishte ato do të ishte larguar pas humbjeve dhe dështimeve në seri.

Por, kërkon të dalë i larë dhe i llakosur siç del zakonisht, duke bërë manipulime për Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Duke kërkuar sërish të gënjejë dhe të mashtrojë demokratët, të cilët kanë vendosur unanimisht që Kuvendi Kombëtar i PD-së, të mbahet me 11 Dhjetor, Basha, ka nisur nga manipulimet.

CNA.al mëson se tek dega numër 1 dhe 8 e PD, në Tiranë  ju kanë dërguar formularë për ti plotësuar për Kuvendin e 18 Dhjetorit, pikërisht atyre që kanë firmosur për 11 Dhjetorin.



Burime konfirmuan për CNA.al se janë duke u thënë se “firmosni që ti kemi sa për numër se dihet që s’ka për t’u bërë gjë me 18 Dhjetor”.

LEXO EDHE:  Qeveri besimi?!/Bamir Topi ia kthen Metës: Besim s’ka më në asnjë marrëdhënie!

LEXO EDHE:  Urdhri ekzekutiv i Biden për Ballkanin Perëndimor/ Mustafa Nano zbulon emrat që priten të ‘fundosen’

Me manipulime, me lutje, “aman firmosni se s’bëhet gjë me 18 Dhjetor,  po vetëm t’i kemi për statistikë”, Lulzim Basha edhe njëherë tregon sesa i dështuar që është.

Duke e ditur që edhe me statistikat, me matematikën, me numrat si ka punët në rregull, Basha përsëri tenton e tenton, që dështimet dhe humbjet ti mbulojë po me dështime dhe humbje.

Ndërkohë demokratët njëzëri kërkojnë largimin e tij, çdo herë që ai shfaqet publikisht dhe bën sikur trash zërin kundër Qeverisë, me të cilën “fle” në një krevat.

Basha është i vetmi kryetar partie ndopshta në botë që thërret vetë kuvendin dhe i kërkon anatarësisë të firmosin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çorba e thartuar që po zjen sërish në kazanin e politikës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Mentor Kikia ka bërë një koment në lidhje me situatën politike në vend, ndërsa thekson se tre aktorët kryesorë në shesh janë Rama, Basha, Berisha dhe Meta.

Kiki shkruan se në “lojë” është futur edhe ambasada e SHBA në Tiranë, e cila është investuar publikisht për të penguar Berishën në marrjen e drejtimit të opozitës.

Por, gjithashtu Kikia u jep një “shuplakë” të fortë aktorëve kryesorë të politikës shqiptare, ndërsa shkruan se politika shqiptare vijon të gatuajë të njëjtën gjellë të thartuar.

Politika në Shqipëri po zjen.

Në shesh janë tre aktorë; Rama, Basha dhe Berisha-Meta. Këta të fundit, janë bërë bashkë në një përpjekje, ndoshta të fundit në karrierën e tyre, për të larguar Bashën dhe për të marrë kontrollin e opozitës, në rrugën drejt rikthimit në pushtet.



Eshtë edhe një aktor i katërt, që nuk garon, por është shumë aktiv. Ndërkombëtarët, përfaqësuar nga Ambasada e SHBA. Ajo është investuar publikisht për të penguar Berishën në marrjen e drejtimit të opozitës, dhe ka demonstruar një kundërshti, po ashtu publike, ndaj Metës si president, për qëndrimet e tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha ka varur shpresën pikërisht tek mbështetja e Ambasadës së SHBA, që të pengojë Berishën dhe ti japë atij shtysën drejt pushtetit. Ndërsa Rama, për momentin është në anije kozmike, po shijon fatin që i ka ardhur në derë. Të paktën deri sa në PD të mbarojë “lufta civile”.

Pyetja që bëhet sot në çdo tryeze ku pijnë kafe më shumë se 2 persona, është: Çfarë do të ndodhë?

Këtë nuk di ta them me saktësi. Por gjasat janë që dyshja Berisha-Meta ta spostojnë Bashën. Nese do të ndodhe kjo, atehere dilemë më të madhe nuk do të ketë për shqiptarët: Të mbajnë Ramën në qeveri për një mandat të katërt, apo të rikthejnë çiftin Berisha-Meta?

Ndërsa ajo që di të them me saktësi është se ajo që po zjen e do të zjejë në kazanin e politikës, është e njëjta gjellë që gatuhet e riciklohet prej 3 dekadash. E njëjta çorbë e thartuar, të cilës i hidhen erëza të ndryshme. Por që në shije është qelbur e gjitha.”-shkruan Mentor Kikia.

LEXO TE PLOTE