LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas përhapjes së menjëhershme në 4 shtete/ Varianti i rrezikshëm i Covidit anglez mbërrin në shtetin fqinj

20 Dhjetor 2020, 21:07, Kosova & Bota CNA
Pas përhapjes së menjëhershme në 4 shtete/ Varianti i

Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se ata kanë gjetur një pacient të infektuar me të njëjtin lloj mutacioni të koronavirusit të njëjtë me atë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, pacienti i infektuar u kthye ditëve të fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partnerin e tij, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se raste me llojin e ri të coronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, janë identifikuar edhe në Danimarkë, Holandë dhe në Australi.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova që varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave./CNA.al

Lajmet e fundit nga