Connect with Us

“Në prehrin” e KLGJ, për të vlerësuar kolegët/ Pasuria e gjyqtares që ndryshoi emrin

Vetingu

“Në prehrin” e KLGJ, për të vlerësuar kolegët/ Pasuria e gjyqtares që ndryshoi emrin

Publikuar

-

“Fund armiqësisë ndaj bluzave të bardha”/ PD reagon pas shkarkimit të mjekut të Urgjencës

Komisioni i Vettingut, shkalla e parë, në muajin Qershor të këtij viti ka nisur rivlerësimin për gjyqtaren e Lushnjës Zeta Terpollari.

Kjo e fundit, në Tetor të këtij viti, është komanduar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në pozicionin e “nëpunësit përgjegjës për vlerësimin”, në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve të Këshillit e Lartë Gjyqësor.

Zeta Terpollari,  bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë ndryshuar emrat.  Në formularin e dekriminalizmit, ajo ka deklaruar se emrin e parë e ka patur Zenepe dhe në vitin 2004 me vendim të zyrës së Gjendjes Civile e ka bërë Zeta.

Në aspektin profesional, gjyqtarja Terpollari e cila do të merret me vlerësimin e gjyqtarëve nuk rezulton e lakuar.

Sa i përket pasurisë, rezulton se të ardhurat i ka nga paga e saj, dhe e bashkëshortit si dhe nga të ardhurat e qirave të disa pronave që posedon bashkëshorti.

Bëhet fjalë për një bar kafe, një godinë minimarketi dhe një apartament në Yzberisht, të cilin me pas e ka shitur.

Gjyqtarja Terpollari nuk deklaron asnjë pasuri të llojit apartament, gjë që s dihet se ku jeton. Ndërsa përveç kursimeve, pasuri të luajtshme deklaron një makinë Mercedez 168 A170 CDI, të blerë në vitin 2011 me vlerë 5 000 euro si dhe një automjet Ford Kuga në emër të bashkëshortit, të blerë në vitin 2016 me vlerë 12 500 euro.

Më poshtë sjellim deklaratat e pasurisë të gjyqtares Zeta Terpollari sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)

Të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, 371 100 lekë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)

Kursime nga paga 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Faktit në Tiranë, 800 679 lekë.

Pensioni i babait, 19 000 lekë.

Viti 2010

Kursime nga paga 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Tiranë dhe në Gjykatën e Lushnjes, 793 572 lekë.

Viti 2011

Automjet Mercedez 168 A170 CDI, me vlerë 5 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 856 539 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 896 348 lekë.

Overdraft 150 000 lekë. Shlyer.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 138 112 lekë dhe raporti i lindjes, 630 120 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si menaxher në një biznes, 637 841 lekë.

Të ardhura nga qiraja e nja bar kafeje në pronësi të bashkëshortit, 45 000 lekë dhe 50 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga qiraja e ap 2+1 në Yzberisht në pronësi të bashkëshortit, 15 000 lekë në muaj.

Overdraft 106 000 lekë.

Viti 2014

Likuiditete jashtë sistemit bankar, 250 000 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortit, 349 91 lekë.

LLogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 638 31 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 1 025 673 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si menaxher në dy biznese, 511 254 lekë dhe 230 182 lekë.

Të ardhura nga qiraja e nja bar kafeje në pronësi të bashkëshortit, 40 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga qiraja e ap 2+1 në Yzberisht në pronësi të bashkëshortit, 15 000 lekë në muaj.

LEXO EDHE:  Pikëpyetje mbi pasurinë e deklarim i paplotë/ Komisioneri Ballhysa do të ngelte në Veting

Viti 2015

Kursime, 90 008 81 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortit, 557 lekë.

LLogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 952 00 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 1 150 983 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si menaxher në dy biznese, 389 321 lekë dhe 340 836 lekë.

Të ardhura nga qiraja për objektin e minimarketit, ku bashkëshorti posedon ¼, 25 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga qiraja e nja bar kafeje në pronësi të bashkëshortit, I cili ka ¼, , 25 000 lekë në muaj.

Viti 2016

Kursimet shtuar me 222 291 lekë dhe në total 312 299 68 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortit, 278 03 lekë.

LLogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 57 769 75 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 882 737 lekë dhe raporti i lindjes 198 018 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si punonjës pranë shoqërisë, Albeton 5, 789 036 lekë.

Të ardhura nga qiraja për objektin e minimarketit, ku bashkëshorti posedon ¼, 25 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga qiraja e nja bar kafeje në pronësi të bashkëshortit, I cili ka ¼, , 25 000 lekë në muaj.

. Blerë me të ardhurat pas shitjes së ap në Yzberisht, pronë në të cilën posedonte 25 %.

Viti 2017

Kursimet shtuar me 220 000 lekë dhe në total 533 378 77 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortit, 6 499 27 lekë.

LLogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 16 752 75 lekë.

Bashkëshorti Alger Osmani ka lidhur ortakëri me shoqërinë Çela&Associates, Laë Firm me pjesë të barabarta 1/3, me vlerë 146 465 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 154 346 lekë dhe raporti i lindjes 468 259 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si menaxher pranë shoqërisë, Albeton 5, 798 108 lekë.

Të ardhura nga qiraja e pronës së bashkëshortit ku posedon ¼, 25 000 lekë në muaj.

Të ardhura të bashkëshortit nga dëmshpërblimi I një kompanie sigurimesh, 15 650 lekë.

Viti 2018

Kursimet shtuar me 221 903 lekë dhe në total 654 996 65 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortit, 967 27 lekë.

LLogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 101 135 75 lekë.

Bashkëshorti Alger Osmani ka lidhur ortakëri me shoqërinë Çela&Associates, Laë Firm me pjesë të barabarta 1/3, me vlerë 146 465 lekë. Të ardhurat në llogarinë e shoqërisë janë 189 016 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, 1 220 829 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si menaxher pranë shoqërisë, Albeton 5, 332 555 lekë.

Të ardhura si eksperte nga Shkolla e Magjistraturës, 39 086 lekë.

Të ardhura nga qiraja e pronës së bashkëshortit ku posedon ¼, 25 000 lekë në muaj.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga shitja e librit “Paditë për mbrojtjen e të drejtave reale”, 142 163 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit pranë shoqërisë Çela&Associates, Laë Firm, 415 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga ana e shoqërisë, Çela&Associates, Laë Firm, si shpenzime të kryera nga bashkëshorti, 75 000 lekë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Vetingu

Braktisi Vettingun se nuk justifikonte pasurinë?/ Zbulohet gjyqtarja që shpëtoi nga hetimet

Publikuar

-

Nga

Paniku nga Vettingu ka bërë që një numër jo i vogël i gjyqtarëve dhe prokurorëve të japin dorëheqjen.

Ky proces, thuajse është bërë standart dhe pjesë e të dorëhequrve për shkak të Vettingut është edhe gjyqtarja e Sarandës, Enkeleda Hoxha.

Kujtojmë se e njëjta bashkë me bashkëshortin e saj Rasim janë pjesë e “listës së zezë” të gjyqtarëve që janë hetuar nga ILDKPKI apo edhe organi i akuzuës dhe që iu janë anuluar vizat amerikane.

Gjyqtarja Doda e ka dhënë dorëheqjen në momentin që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kaluar barrën e provës për justifikimin e pasurisë.

Për shkak të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, gjyqtarja Doda i është nënshtruar procesit të rivlerësimit, ex officio, në bazë të pikës 3 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pasi janë kryer hetimet Doda është vënë në dijeni, por ajo nuk është paraqitur pranë KPK,  për t’u njohur me dokumentet e dosjes gjyqësore dhe marrjen e kopjeve të tyre, por në datën 18.9.2020 me anë të postës elektronike ka kërkuar shtyrjen e afatit për të përgatitur observacionet mbi rezultatet e hetimit administrativ, kërkesë të cilën Komisioni ia ka pranuar dhe njëkohësisht me anë të postës elektronike e ka njoftuar në datën 21. 9.2020 mbi shtyrjen e afatit deri në datën 1.10.2020. 13.

Në datën 1.10.2020,  gjyqtarja Doda ka njoftuar me anë të postës elektronike se i ka paraqitur KLGJ-së në datë 14.9.2020, kërkesën për heqje dorë nga statusi i magjistratit. KLGJ e ka pranuar kërkesën e gjyqtares dhe në bazë të këtyre rrethanave KPK ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Doda dhe njëherësh ka vendosur ta përjashtojë atë nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15 -vjeçare.

Rasim Doda, bashkëshorti i gjyqtares

Ndërsa gjyqtarja Enkeleda Doda, zgjodhi t’ju shpëtonte hetimeve, kujtojme se bashkëshorti i saj, gjyqtari Rasim Doda, më herët ka qenë pezulluar dhe hetuar për korrupsion me 8 milionë lekë.

Pas përballjes në të dyja shkallët me Krimet e Rënda, Këshilli i Lartë i Drejtësisë,  drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, rrëzoi kërkesën e ministres Etilda Gjonaj, që kërkonte shkarkimin e Rasim Dodës.

Kërkesa e Ministrisë ishte për shkarkimin edhe të Enkelejda Dodës, bashkëshortes së Rasimit.

Por, sipas KLD-s, çifti Doda do të gëzojë statusin e gjyqtarit për aq kohë sa ndaj tyre nuk ka një vendim fajësie të formës së prerë. Rasim Doda u akuzua dhe hetua për korrupsion, por ai mundi të rrëzojë dënimin e tij, duke rihapur nga e para procesin gjyqësor.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Enkeleda Doda, e cila dha dorëheqjen sapo KPK i kaloi barrën provës, pasi ajo mpo hetohej vetëm për kriterin e pasurisë.

Viti 2003

Një ap 2+1 në Vlorë me vlerë 14 milion lekë.

Depozitë bankare, 372 520 lekë.

(nuk kuptohet çfarë ka shkruar ) 100 000 lekë.

E gjithë pjesa e deklaratës së këtij viti ëshytë e palexueshme.

Viti 2004

Depozitë bankare  336 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 768 425 lekë.

Pensioni i babait, 168 000 lekë.

Hektor Kashuri nga bursa dhe puna në Amerikë, 16 800 dollarë.

Klaida Kashuri nga bursa e studimit në Amerikë, 14 400 dollarë.

Viti 2005

Depozitë bankare në shumën 291 922 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 538 000 lekë.

Viti 2006

Depozita bankare, pakësuar 291 922 lekë.

Shtuar 50 000 lekë.

Kontratë nga bashkëshorti Rasim Doda për blerje ap. 126.11 m2 + garazh në Tiranë, me vlerë 129 499 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 905 879 lekë.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Shkodër/ Kush është shënjestra e radhës

LEXO EDHE:  Organizatë kriminale, vrasje dhe vjedhje/ Kush është shënjestra e radhës e OFL-së

Viti 2007

Pakësuar dhe mbyllur llogaria me 50 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 723 462 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 812 588 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 38 949 euro.

Zvogëlohet detyrimi ndah Hektor Kashurit, 5 000 dollarë amerikanë.

Shtëpi banimi 2+1 në emër të babait të subjektit deklarues.

Depozitë bankare në emër të babait të subjektit deklarues, 200 000 lekë.

Tokë 4 300 m2 dhe 44 rrënjë ullinj në emër të nënës.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 893 585 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 36 101 euro.

Shkyer huaja e marrë nga Hektor Kashuri.

Hua e falur nga Xhevdet Doda (nuk e thotë shumën).

Viti 2010

Bashkëshorti Rasim Doda ka blerë autoveturë, 600 000 lekë. Paguar vetëm 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 644 379 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 32 153 euro.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 897 998 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 28 238 91 euro.

Paguar për shitjen e automjetit nga bashkëshorti, 300 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 942 969 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna, 864 836 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 23 664 euro.

Paguar për ap tek shoqëria e ndërtimit, 2 000 euro. Mbetur pa u paguar 3 700 euro.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 027 433 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna si gjyqtar, 910 217 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 19 532 euro.

Paguar për ap tek shoqëria e ndërtimit, 3 000 euro. Mbetur pa u paguar 700 euro.

Viti 2014

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe e bashkëshortit, 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 314 875 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna si gjyqtar, 1 205 589 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 14  840 89 euro.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 373 595 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna si gjyqtar, 502 449 lekë.

Tërhequr kursimet në shumën 500 000 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 9 520 euro.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 407 886 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 4 854 55 euro.

Viti 2017

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 248 625 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ap 126.11 m2 në Tiranë, me vlerë 3  513 euro.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Shlyer.

Viti 2018

Kursime nga dhënia me qira e ap. 6 840.47 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 200 559 lekë dhe dieta,17 500 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ap 126.11 m2 në Tiranë, me vlerë 6 840.47 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

U sëmur nga Vettingu/ Pasuria që ngre dyshime për dorëheqjen e gjyqtares

Publikuar

-

Nga

U sëmur nga Vettingu/ Pasuria që ngre dyshime për dorëheqjen e gjyqtares

Për  gjyqtaren e Sarandës Ketra Bajrami procesi i verifikimit nga Komisioni i Vetingut ka nisur në nëntor 2019.

Por pasi ishte njoftuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për hetimet, gjyqtarja Bajrami është tërhequr.

Më datë 27.11.2019, me anë të postës elektronike, gjyqtares Ketra i është kërkuar nga KPK që të deklaronte në përputhje me pyetësorin standard.

Bajrami ka kërkuar zgjatje të afatit për përgjigjet, duke vënë në dispozicion të Komisionit një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Për këtë arsye, gjyqtares i është dhën një afat i ri, që përfundonte më datë 12.12.2019.

Por, ndërkohë që komisioni i kryesuar nga Suela Zhegu, me anëtarë Genta Tafa (Bungo) dhe Olsi Komici, gjyqtarja Bajrami kishte depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesën për dorëheqje.

Dhe Komisioni i Vettingut e ka mësuar nga KLGJ-ja dorëheqjen e gjyqtares  që kishte deklaruar më herët se ishte e sëmurë.

Ishte vërtet sëmurë, apo një pretekst për t’i ikur Vettingut, kjo nuk u mësua, ndërsa KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Bajrami duke e përjashtuar atë për 15 vite nga  sistemi i drejtësisë.

Gjyqtarja Bajrami, në këtë mënyrë i shtohet listës së magjistratëve të pasur që janë dorëhequr menjëherë sapo janë njoftuar për hetimet-Vetting.

Pasuria e gjyqtares Ketra Bajrami, nga mënyra si është deklaruar nga dyshime. Llogari bankare që shtohen nga vitit në vit, vetëm me dy paga, prona që shfaqen sa hap e mbyll sytë, shuma të mëdha financash dhuratë dhe diku -diku hua që nuk saktësohet se për çfarë arsye.

Më poshtë do të gjeni të detajuar pasurinë e deklaruar nga subjekti Ketra Bajrami.

Viti 2003

Deklarata e këtij viti është tërësisht e palexueshme.

Viti 2004

Truall 481 m2 në Sarandë, ,me vlerë 231 342 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 800 000 lekë, 6 000 dollarë amerikan dhe 3 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 26 006 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare 86 400 lekë.

Shpërblim, për bashkëshortin 20 000 lekë.

Shpërblim për subjektin deklarues, 39 000 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare e subjektit deklarues, 907.403 lekë.

Gjendje e depozitës së bashkëshortit, 990 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortit, 9 107 dollarë, 6 140 dollarë dhe 4 525 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 040 878 dhe shpërblim, 31 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 26 192 lekë dhe shpërblim, 20 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak, Sarandë, 8 270 lekë.

Paga e bashkëshortit si (nuk kuptohet), 90 400 lekë.

Ndihmë financiare nga kunata në Amerikë dhe vjehrra 10 000 dollarë dhe 3 000 euro.

Viti 2006

Depozitë bankare 800 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 16 400 dollarë dhe 38 400 euro.

Gjendje e depozitës bankare, 699 639 lekë.

Tërhequr, 1 607 042 lekë.

Tërhequr nga depozitat bankare shumat, 1 011 600 lekë, 4 630 euro, 6 333 dollarë dhe 9 235 dollarë.

Hapur depozita bankare në shumat 16 400 dolarë dhe 38 400 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 966 398 dhe shpërblim, 23 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si drejtues i Portit të Sarandës 982 170 lekë dhe shpërblim, 180 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak, Sarandë, 101 700 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro.

Viti 2007

Depozitë bankare 16 810 dollarë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 1 421 000 lekë dhe 39 150 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 803 909 dhe shpërblim, 10 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si drejtues i Portit të Sarandës 1 084 800 lekë dhe shpërblim, 180 000 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro.

Viti 2008

Depozitë bankare 17 244 dollarë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 1 503 046 lekë dhe 40 600 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 057 864 dhe shpërblim, 33 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si drejtues i Portit të Sarandës 383 000 lekë dhe shpërblim, 150 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 122 045 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 12 000 euro.

Viti 2009

Depozitë bankare 5 000 euro.

Depozitë me afat 3 mujor, 1 490 370 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 266 325 dhe shpërblim, 10 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 698 251 lekë dhe shpërblim 10 000 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 12 000 euro.

Hua në shumën 20 032 euro.

Viti 2010

Depozitë bankare 5 000 euro.

Kontratë sipërmnarrëse, mbi truallin 352 m2 pronë e Besnik Bajramit, ku ky i fundit ka marrë një vend parkimi, një kat banimi dhe një ap banimi në katin e tretë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues, 18 935 lekë.

LEXO EDHE:  Organizatë kriminale, vrasje dhe vjedhje/ Kush është shënjestra e radhës e OFL-së

LEXO EDHE:  Nga manipulimi i një vrasjeje tek skandali seksual/ Bëmat e gjyqtarit të Fierit në filtër

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 991 528 dhe shpërblim, 10 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 585 583 lekë dhe shpërblim 90 000 lekë.

Hua në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 1 000 euro.

Hua në shumën 20 032 euro.

Paguar kësti i fundit për blerjen e ap, 6 000 euro.

Viti 2011

Hua në shumën 15 000 euro. Shlyer.

Paguar kësti i fundit për blerjen e ap, 6 000 euro.

Kredi për mobilim ap, 350 000 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë.

Kredi në shumën 240 000 lekë.

Kursime 445 480 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 054 052 dhe shpërblim, 20 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 614 656 lekë dhe shpërblim 90 000 lekë.

Hua në shumën 20 032 euro.

Viti 2012

Kursime 350 000 lekë.

Kredi për mobilim ap, 350 000 lekë. Shlyer.

Shlyer hua 3500 dollarë.

Shpenzime për mobilim të ap në Tiranë, 432 686 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 119 576 dhe shpërblim, 10 000 lekë, dieta 57 100 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 645 616 lekë dhe shpërblim 9 000 lekë.

Kursime, 445 480 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2013

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 12 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 170 759 dhe dieta 46 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 679 759 lekë.

Kursime 300 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2014

Kursime 550 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 524 666 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 620 874 lekë.

Depoozitë bankare 8 000 dollarë.

Depozitë bankare e tërhequr nga bashkëshorti 12 000 dollarë.

Kredi bankare, 572 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2015

Kursime, 400 000 lekë.

Bashkëshorti ka lidhur kontratë shitje për ap në Tiranë me sip 101.5 m2 me vlerë 93 255 euro.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 10 030 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 535 387 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 628 187 lekë.

Kursime, 550 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2016

Kursime 300 000 lekë.

Subjekti deklarues është vënë në dijeni për një pronë, tokë bujqësore 1500 m2 në Delvinë në emër të babait.

Transferuar në Amerikë shuma 10 000 dollarë për shkollimin e vajzës.

Të ardhura të vajzës nga punësimi në Amerikë, 8 112 45 dollarë.

Gjendja e llogarisë së vajzës, 14 251 04 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 571 123 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si nëndrejtor në një shkollë, 622 577 lekë.

Kursime, 400 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Viti 2017

8 000 dollarë dërguar vajzës për shkollim në Amerikë.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues -36 80 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortit, 1235.30 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të vajzës, 1 256 34 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 383 497 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit mësues në një shkollë, 586 772 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si rezidentë ne Amerika dhe nga puna e saj atje, 4 119 5 dollarë, 521.34 dollarë dhe 1 590 64 dollarë.

Të ardhura nga punët e vajzës, 1 249 70 dollarë dhe 950 30 dollarë.

Bursë e përfituar nga vajza në Amerikë, 2 965 00 dollarë.

Kursime 300 000 lekë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Kredi për mobilim, 500 000 lekë. Pa shkyer 341 519 24 lekë.

Viti 2018

2700 dollarë dërguar vajzës për të paguar biletën e udhëtimit për subjektin deklarues dhe bashkëshortin.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues -43 52 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortit, 68 12 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare e vajzës, 2 533 80 dollarë dhe 800 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare e djalit, 511 15 dollarë dhe 885.61 dollarë.

Kursime 170 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 518 038 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit mësues në një shkollë, 648 500 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si rezidentë ne Amerika dhe nga puna e saj atje, 1 065 65 dollarë, 13 149 41 dollarë dhe 2 212 89 dollarë.

Kursime të vajzës 1 256 34 dollarë.

Të ardhura të vajzës depozituar nga halla e saj për shkollim 7 000 dollarë.

Të ardhura nga puna e djalit në Amerikë, 5 538 n92 dollarë.

Hua kunatës 16 352 dollarë.

Kredi për mobilim, 500 000 lekë. Shlyer./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

100 000 euro patundshmëri dhe tre banesa/ Prokurori që kërkoi “sekuestrimin” e Gjykatës

Publikuar

-

Nga

100 000 euro patundshmëri dhe tre banesa/ Prokurori që kërkoi “sekuestrimin” e Gjykatës

Prokurori Sabri Kastrati e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë, nga Durrësi dhe Burreli për të përfunduar në Lezhë ku punon aktualisht.

Për Kastratin hetimet-Vetting kanë nisur në fund të vitit 2020. Po gjatë të njëjtit vit, emri i prokurorit Sabri Kastrati bëri xhiron e mediave, për një ngjarje të paprecedentë që mbante firmën e tij.

Prokurori Kastrati me 15 Shtator 2020, kishte urdhëruar Policinë gjyqësore që të sekuestronte të gjithë kompjuterat, serverat dhe printerat e Gjykatës së Lezhës. Këtë veprim e kishte ndërmarrë, pasi kishte në dorë një çështje penale që bënte fjalë për falsifikimin e një vendimi civil gjyqësor. Gjatë hetimit ai kishte ngritur dyshime të forta se ky vendim falso ka dalë pikërisht nga administrata e Gjykatës së Lezhës.

Mirëpo një gjë të tillë nuk e ka lejuar Gjykata e Kurbinit, e cila e ka shfuqizuar vendimin e prokurorit Sabri Kastrati, për sekuestrimin e materialeve elektronike të Gjykatës së Lezhës.

Sipas “Shqiptares. com” çështja është shqyrtuar nga gjyqtari Olti Skrame, i cili pas njohjes me pretendimet e palëve, vendosi pranimin e ankimit të Gjykatës së Lezhës e cila kundërshtoi vendimin e prokurorit për sekuestrimin e materialeve elektronike të këtij institucioni.

Sa i përket pasurisë rezulton që prokurori Sabri Kastrati të ketë në bashkëpronësi biznese.

Në vitin 2004 ai deklaron një objekt, 5 katësh, supermarket, restorant, hotel, garazh, ku zotëron 33 %.
Në vitin 2006 ai e ka shtuar pasurinë duke blerë një apartament 84 m2 me vlerë 55 000 euro dhe në vitin 2008 me një tjetër apartament me sipërfaqe 93.84 m2 në Durrës me vlerë 26 300 euro.

Në vitin 2010 ai deklaron se ka shitur pjesën e tij të pasurisë në Kukës me vlerë, 2 774 000 lekë. Nuk e saktëson nëse ka lidhje me patundshmërinë e deklaruar në vitin 2004.
Në vitin 2013 ai deklaron se ka blerë një njësi 61.2 m2, në Yzberisht me vlerë 100 000 euro, ndërsa në vitin 2016, bashkëshortja deklaron se në Janar të viti 2017, ka mësuar se ka porositur një apartament në Tiranë, 68.2 m2 me vlerë 61 000 euro. Ajo deklaron se kjo pronë është porositur nga prindërit e saj, dhe se ajo ka qenë jashtë vendit, në kohën është bërë blerja dhe s’ka pasur dijeni.

Më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Sabri Kastrati.
Viti 2004
Objekt, 5 katësh, supermarket, restorant, hotel, garazh, ku zotëron 33 %.
Makinë Benz, 2 000 euro.

Viti 2006
Të ardhura nga qiraja e restorantit me vlerë 48 000 lekë.
Blerë ap 84 m2 me vlerë 55 000 euro.
Objekt, 5 katësh, supermarket, restorant, hotel, garazh, 1500 m2, ku zotëron 33 % ose 420 m2.
Makinë Benz, 2 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Durrës, 26 000 lekë dhe në Mat 751 246 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga paga dhe veprimtari të tjera private, 540 000 lekë dhe 500 000 lekë.

Viti 2007
Shtesë, cash në banesë, 750 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat 819 518 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga paga 550 000 lekë.

Viti 2008
Ap 93.84 m2 në Durrës me vlerë 26 300 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 983 563 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga paga 500 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 19 800 euro.

Viti 2009
Autoveturë, Benz me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 110 235 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës nga përkthimetdhe si pedagoge pranë Fakultetit Filologjik, 700 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 19 300 euro.

LEXO EDHE:  Kush do ta qajë Monikën

LEXO EDHE:  "Ngriu" aksionet e gruas së Alfred Pezës/ Zbulohen të ardhurat e gjyqtares së Krimeve të Rënda

Viti 2010
Shitur pjesën e tij të pasurisë në Kukës me vlerë, 2 774 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 022 156 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 19 509 euro.
Të ardhura të Daniela Hasës nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 950 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 010 568 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 1 810 568 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 18 595 euro.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat, 1 010 342 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 18 100 euro.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 900 000 lekë.

Viti 2013
Njësi 61.2 m2, në Yzberisht me vlerë 100 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mat dhe Lezhë 1 038 853 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 900 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 17 539 38 euro.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 265 232 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 600 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 16 932 euro.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 395 439 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge dhe përkthyese, 1 746 439 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 16 288 901 euro.

Viti 2016
Gjendje cash, 5 000 euro dhe 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 526 737 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge, 907 001 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga përkthimet 6 000 euro dhe 150 000 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 15 601 13 euro.
Bashkëshortja deklaron se në Janar të viti 2017, ka mësuar se ka porositur një ap në Tiranë, 68.2 m2 me vlerë 61 000 euro. Ajo deklaron se kjo pronë është porositur nga prindërit e saj, dhe se ajo ka qenë jashtë vendit dhe s ka pasur dijeni.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 503 598 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 14 855 euro.
Kredi bankare (nuk e thotë vlerën). Shlyer 26 665 lekë. Pa shlyer 143 325 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga përkthimet 3 800 euro, 680 dollarë amerikan dhe 213 400 lekë.

Viti 2018
Gjendje cash, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 887 703 lekë.
Kredi bankare 20 000 euro. Pa shlyer 14 143 euro.
Kredi bankare (nuk e thotë vlerën). Shlyer 133 325 lekë. Pa shlyer 53 312 lekë.
Gjendje cash e bashkëshortes, 4 500 euro dhe 200 000 lekë.
Të ardhura të Daniela Hasës si pedagoge, 1 002 606 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga përkthime 11 000 euro, 212 50 dollarë amerikan dhe 112 141 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE