LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti merr kthesë të papritur/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën e ardhshme

20 Dhjetor 2020, 20:29, Sociale CNA
Moti merr kthesë të papritur/ Çfarë parashikojnë

Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, java që presim përpara na rezervon tjetër tablo ndryshe.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në mënyrë të përmbledhur, duke nisur nga dita e Hënë deri dhe ditën e Enjte në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i vranët por hera-herës dhe në kohë afatshkurtër nuk do të mungojnë intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Edhe ditën e Premte moti do të jetë i vranët por intensiteti i reshjeve bëhet mesatar në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në zonën e veriut intensiteti deri i lartë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga