LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku ngre alarmin/ Tregon vëshirësinë që do haset me vaksinë anti-Covid dhe arsyen pse ato do skadojnë

20 Dhjetor 2020, 15:41, Aktualitet CNA
Mjeku ngre alarmin/ Tregon vëshirësinë që do haset me

Mjeku urolog Artan Koni, ka reaguar mbi problematikën që do të ketë shpërndarja e vaksinës anti-Covid kur ajo të mbërrijë në Shqipëri.

Përmes një statusi në rjetin social, mjeku Koni shkruan se vaksina anti-Covid duhet ta ketë temperaturën e magazinimit -70 gradë, çka e bën tepër të vështirë shpërndarjen e saj pa një rrjet ftohës të modernizuar, duke rrezikuar skadimin e vaksinave.

?Vaksina e gripit ruhet ne temperatura 2-8 grade?e megjithate, cdo vit firon rreth 25% e ketyre vaksinave ne rang boteror, si pasoje e problemeve te magazinimit apo transportimit neper pikat e vaksinimit.

Vaksina anti-COVID ruhet ne temperatura -70 grade. Nese supozojme se neser vijne keto vaksina ne Shqiperi, ato do skadojne te gjitha. Sepse per te ruajtur kete vaksine, na duhet zinxhiri i ftohjes?zinxhir te cilin nuk e kemi. Perpara se te zevendesojme pemen e vitit te ri qe u dogj gjate protestave, na duhet te ngrejme nje zinxhir ftohes per temperatura shume te ulta. Ministria e shendetesise duhet te na tregoje cilet jane hapat konkrete qe po merren ne kete drejtim.

Nese vaksina e gripit ka 25% firo, sa firo do kete vaksina e COVID ?!!

Nuk e kemi lluksin te humbasim as edhe nje vaksine COVID?, shkruan mjeku Artan Koni./CNA.al

Lajmet e fundit nga