Connect with Us

I prekur nga Covid/ Ndahet nga jeta ish deputeti i PD-së

Politikë

I prekur nga Covid/ Ndahet nga jeta ish deputeti i PD-së

Publikuar

-

Një muaj ‘luftë’ me Covid/ Humb jetën në Turqi mjeku i njohur i QSUT

Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku

Ish-deputeti i PD dhe bankieri i njohur, Bedri Çollaku, i cili ishte i shtruar prej disa javësh në spital ka humbur dje jetën nga koronavirusi.

Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar.

Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank.

Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit dhe bankierit të njohur shqiptar e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

‘Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të Bedri Çollaku.

LEXO EDHE:  Vaksinat Kineze/ Bino: Jemi në garë me kohën, e rëndësishme të kemi sa më shumë

Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90. Z. Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit.

I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vendit’, shkruan Sejko.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një nga individët më kritikë në PD”/ Bylykbashi: Shqetësimet i ngre dhe diskutoj brenda partisë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 25 vjeçarit në Ditën e Rinisë/ Bylykbashi tregon arsyet pse prokuroria nuk do e hetoj këtë krim

Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një nga individët më kritikë për shumë vendime të Partisë Demokratike. Sipas tij, shqetësimet i ngre dhe diskuton brenda partisë , duke nisur kështu që nga djegia e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Bylykbashi i ftuar në Absolut 4 thkesoi se fokusi është në faktimin e gjërave që kanë ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë.

Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”, është shprehur Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spektakolare në zgjedhjet e 25 prillit duke regjistruar humbje në vendlindjen e tij, njësia administrative Gore, Bashkia Maliq.

Salianji ka humbur përballë kundërshtarit në vendlindjen e tij, ku PS arriti të marrë 445 vota, ndërsa PD 437. Salianjin nuk e votojnë as në fshatin e tij Lozhan në njësinë Gorë, Bashkia Maliq.

Fshati ku Salianji lindi, u rrit e votoi disa herë Salianji, e ka braktisur këtë të fundit. Salianji u braktis nga komuna që drejtoi babai i tij për tre mandate.

LEXO EDHE:  Artur Zheji: PD e paaftë të fitojë zgjedhjet, fat i madh për Ramën që ka përballë Bashën

LEXO EDHE:  Artur Zheji: PD e paaftë të fitojë zgjedhjet, fat i madh për Ramën që ka përballë Bashën

Rezultatet e dala nga KQZ tregojnë qartë që PD dështoi në shumë zona, të cilat mbaheshin edhe si bastione të djathta dhe duket se kandidatët e vendosur prej tij ishin shkak për disfatën e radhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  Rikthehet “lufta” mes dy forcave politike/PDIU i përgjigjet ashpër PD: Hiena!

LEXO EDHE:  Vaksinat Kineze/ Bino: Jemi në garë me kohën, e rëndësishme të kemi sa më shumë

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE