Connect with Us

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët/ Ja sa shtetas kanë hyrë nga Kapshtica në 24 orë

Aktualitet

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët/ Ja sa shtetas kanë hyrë nga Kapshtica në 24 orë

Publikuar

-

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët/ Ja sa shtetas kanë hyrë nga Kapshtica në 24 orë

Edhe pse në kohë pandemie dhe masa të shtrënguara, numri i emigarntëve që ka zgjedhur të kthehen  në atdhe është rritur ndjeshëm.

Ditët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka patur një fluks të madhe të emigrantëve të cilët kanë udhëtuar për në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 552 shtetas dhe 133 mjete të tonazhit të rëndë. Gjithashtu pritet të etë rritje të fluksit të emigrantëve në ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Qeveria greke merr vendimin/ Mbyllet pika kufitare e Kapshticës

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës,po punohet me dy sportele dhe pas masave të vendosura nga shteti grek lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe e këmbësorëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Nuk ka për t’i rënë më dielli”/ Gazetari zbulon planin e frikshëm, çfarë do të ndodhë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka për t’i rënë më dielli”/ Gazetari zbulon planin e frikshëm, çfarë do të ndodhë në Tiranë

Gazetari Klodian Tomorri ka treguar detaje në lidhje me një plan, sipas tij për të ndërtuar një 30 katësh në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri thekson se plani është qëe pallati 30 katësh të ndërtohet aty tek BKT-ja, ngjitur me Kishen.

Sipas gazetarit, për këtë plan janë bërë edhe disa skema, ku fillimisht ndërteses së BKT-se ja bene letrat sikur ishte demtuar nga termeti, madje kategori e rende demtimi, qe duhej shembur.

Më tej, Tomorri thekson se në lojë hyn edhe kompania FUSHA, e cila ka besimin e Bashkisë dhe do të marrë lejen për ndërtimin e pallatit.

Më tej ai shton se BKT do marrë disa kate, ndërsa pjesa tjetër do të shitet.

Por, ajo çfarë e bën edhe më të frikshëm këtë plan, sipas Tomorrit është fakti se Lanës nuk ka per t’i rene me Dielli me shume se 5 minuta ne mesdite, pasi aty do të ngrihen dy kulla gjigante.

“Lana ne burg

Keta kane nisur planin per te ngritur nje 30 katesh aty tek BKT-ja, ngjitur me Kishen. Mirepo qe plani te vihej ne zbatim duheshin bere ca skema.

Fillimisht nderteses se BKT-se ja bene letrat sikur ishte demtuar nga termeti, madje kategori e rende demtimi, qe duhej shembur. BKT-ne e sistemoi Fusha atje ngjitur me TEG-un. Fjalet jane qe e sistemoi me qera. Kjo ishte pjesa e pare e planit.

LEXO EDHE:  G-20 përqendrohet tek pandemia

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i rasteve të reja/ Shifra të frikshme gjatë 24 orëve

Tani BKT-ja nuk e merrte dot lejen per 30 katesh. Sepse ligjet urbanistike jane shume te ashpra ne Tirane. Duhet zhvillim i kontrolluar territori, jo kaos. Lejet duhen perqendruar vetem tek kompanite qe beson Bashkia. Ketu hyn ne loje prape FUSHA.

Lejen e ndertimit per 30 kateshin do ta marre Fusha. Pasi te ngrihet 30 kateshi, BKT mund te transferohet serish aty dhe merr disa kate. Te tjerat, dalin ne shitje.

Si perfundim Lanen do e fusin ne burg keta. Aty do kete dy kulla gjigande si kolosi i Rodit, qe rrine perballe njera tjetres. Pak me poshte eshte dhe nje tjeter. Lanes nuk ka per t’i rene me Dielli me shume se 5 minuta ne mesdite.

Tani ceshtja eshte a do te shpetoje dot Kisha apo jo? Se mund t’ja bejne dhe Kishes letrat sikur eshte demtuar nga termeti, kategori DS4 dhe te ngulin edhe aty ndonje 40 katesh. Prifterinjte i marrin, i cojne andej nga Dajti lart. Vete ben Fusha ose ndonje nga keto kompanite e ndertimit te Bashkise nje Kishe te re andej siper dhe ja jep komunitetit katolik me qera.

Aman, aman, mjere ai fshatar i gjore qe ben ndonje gardh tek toka. Renean, nderhyjen e shpejte antiterrorizmit edhe ushtrine tek dera e shtepise i ka per 5 minuta. Dhe ta provoje t’i bjere telefonit te Bledi Cucit po deshi.”-shkruan gazetari Klodian Tomorri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e hetimeve për vrasjen e Artan Santos/ A do të thirret Grida Duma në SPAK

Publikuar

-

Nga

Duma paralajmëron Ramën/ Çfarëdolloj gjëje të bësh, nuk e ndalon dot rotacionin politik

Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Dosja që ka qenë në Prokurorinë Tiranës i ka kaluar SPAK, pasi është arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Kujtojmë se bankieri i njohur, u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014, ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte.

Lidhur ngushtë me këtë ngjarje është lakuar edhe emri i Grida Dumës e cila ka pasur miqësi me Santon.

Ka foto në ambientet e UET, ku Santo ndodhet në krah të Grida Dumës së bashku me kolegë të tjerë të këtij universiteti që në atë kohë ishte në pronësi të Henri Çilit dhe shumë nga personazhet në tavolinë janë personazhe publike, politike dhe njerëz që shfaqën pranë Lulzim Bashës, në atë kohë të mbështetur dhe të sponsorizuar nga ish pronari i UET.

Menjëherë pasi ka ndodhur vrasja, është mësuar se Grida Duma ka tentuar të lidhet me kryeministrin Edi Rama dhe ka qenë më pas zëvendëskryeminsitri, Niko Peleshi i cili e ka shoqëruar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit ia ka rikujtuar Dumës këtë fakt, në vitin 2018, në emisionin, Opinion”, ndërsa zonja Duma po fliste për të.

LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit, mund të shkaktojë një pandemi të ankthit tek miliona njerëz

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i rasteve të reja/ Shifra të frikshme gjatë 24 orëve

 “Grida e di shumë mirë si punoj unë”. Ka qenë kjo deklarata e Tahirit, duke i rikujtuar kështu Dumës, me mesazh të koduar, çështjen e Santos.

Se përse ka shkuar Grida Duma në zyrën e Saimir Tahirit, ende nuk dihet, duhet ta thotë ajo këtë gjë.

Por tashmë që janë rihapur hetimet, a do ta thërrasë SPAK, Grida Dumën, për të sqaruar enigmat rreth kësaj ngjarjeje?

Janë shumë pikëpyetje, mbi të cilat duhet të hidhet dritë, pasi Duma, është personazh politik-publik që është paguar me taksat e qytetarëve. Ajo duhet të flasë në SPAK, dhe mos të lërë enigmë, fijet që e lidhnin atë me Artan Santon./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Darka te Borrelli/ Cilat do të jenë orekset e vendeve të BP?

Publikuar

-

Nga

Atmosfera në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e rekalsuar, e darka megjithatë konsiderohet si “darkë pune”. Flitet se Josep Borrell ka përgatitur një non-paper.

Krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Bruksel të martën (18 maj) për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE. Ish-shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka nisur këtë praktikë të mbledhjes së udhëheqësve nga rajoni për të diskutuar situatën në rajon dhe marrëdhëniet e këtyre vendeve me BE – në një atmosferë më pak formale. Josep Borrell do ta vazhdojë këtë tranditë.

“Ballkani Perëndimor është një çështje e madhe gjeopolitike për BE. Rajoni është pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik dhe këtë do ta bëjmë në një darkë në Bruksel, në të cilën shpresoj se do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Borrell.

Një javë para darkës, ministrat e jashtëm të BE mbajtën një debat gjeostrategjik në Bruksel, folën për “dështimin në angazhimin e BE në Ballkanin Perëndimor”. Në Bruksel thonë se janë të vetëdijshëm për faktin se gjërat janë gjithnjë e më të ashpra në marrëdhëniet midis rajonit dhe Brukselit – si kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit ashtu edhe për politikën e jashtme.

“BE është i shqetësuar për zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ngecjeve në procesin e zgjerimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë se si të kthejmë ndikimin e humbur në rajon”, thuhet në burimet diplomatike evropiane.

Ky “frustrim” definohet si “një ndjenjë e zhgënjimit të thellë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në një dokument jozyrtar që u publikua para takimit të Këshillit të Ministrave. Jozyrtarisht, në Bruksel thonë se ky non-paper (në morinë e dokumenteve të këtilla që janë paraqitur javët e fundit) është përpiluar nga vetë Josep Borrell.

Megjithëse ky dokument nuk zgjoi vëmendje aq shumë sa non-papers të tjerë fantazmë për ndryshimin e kufijve, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ose rregullimin e B-H, dokumenti “Angazhimi i shtuar i BE në Ballkanin Perëndimor” ka përcaktuar kornizat aktuale të politikës së BE ndaj këtij rajoni.

Çfarë mund të presim nga BE?

Përveç frazave të njohura të “mbështetjes së qartë dhe të fortë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, se “e ardhmja e rajonit është në BE”, “rëndësia e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit është me rëndësi edhe për stabilitetin dhe sigurinë e BE-së”, se reformat janë të “domosdoshme”, se nevojitet një “bashkëpunim i mirë fqinjësor”, në këtë dokument flitet edhe për “pakënaqësinë e thellë dhe zhgënjimin e rajonit me politikën evropiane të zgjerimit”.

LEXO EDHE:  Berisha flet si mjek/ Pandemi të tillë nuk kam hasur kurrë!

LEXO EDHE:  Berisha flet si mjek/ Pandemi të tillë nuk kam hasur kurrë!

“Mungesa e vendosmërisë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përparimi i ngadalshëm i negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, por edhe në zbatimin e përparësive kryesore në B-H dhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe perceptimi i dërgimit të ngadalshëm të vaksinave nga BE në rajon”, janë disa prej temave që preken në këtë dokument.

Mesazhi kryesor i dokumentit është forcimi i pranisë evropiane në rajon, shpeshtimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe vendeve anëtare në rajon, thirrjet më të shpeshta për përfaqësuesit e rajonit në Bruksel, diplomacia publike dhe koherente e artikuluar mirë rreth BE-së dhe rolit të saj në rajon por edhe politika në këtë rajon ndaj BE-së.

“Unë kam kërkuar nga vendet anëtare që të japin propozime konkrete në këtë drejtim. Unë pres që t’i shqyrtojmë ato para verës. “Ne nuk do të presim më as dy vjet dhe as dy muaj, për të vepruar”, thotë Borrell.

Menyja gati, të shohim sa do të ketë “oreks”?

Nga B-H pritet (ende) të bëjë përparim lidhur me 14 prioritetet kryesore të Komisionit Evropian, si dhe “përmirësimin e funksionimit të vendit, duke filluar me reformën zgjedhore dhe kushtetuese”. Nga Serbia dhe Mali i Zi (akoma) pritet të përshpejtojnë proceset e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, por edhe më shumë angazhim politik në konsolidimin e orientimit gjeopolitik, i cili më së shumti i referohet Serbisë.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, mesazhi është (përsëri) i njëjti: nuk ka ndarje të negociatave të pranimit që duhet të fillojnë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të “përdorin momentin e mandateve të forta politike nga udhëheqja nga të dy palët” për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Të gjitha këto mesazhe do të jenë në “menynë” e darkës së gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku nuk mund të priten rezultate të mëdha. Por mbetet të shihet se cili do të jetë “oreksi” i vendeve anëtare, të cilat duhet të tregojnë unitet politik për përparimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor./ DW

LEXO TE PLOTE