Showbizz
Emisionet më të ndjekura në Top Channel/ Fiksin e kalojnë të gjithë

Në faqen zyrtare të Top Channel është realizuar një sondazh për të parë se cili nga emisionet që transmetohen në këtë televizion është më i ndjekuri.
Rezultatet janë zhgënjyese pasi emisioni më i ndjekur rezulton të jetë “Përputhen”, një emision ku deri më tani kemi parë të promovohet dhuna, sherret dhe përplasjet mes konkurrentëve.
“Përputhen” e Bora Zemanit ka lënë pas emisionin “Gjurmë Shqiptare” dhe “Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës, i cili “mbahet” si emisioni më i ndjekur.
Zhgënjyes është edhe fakti që Portokallia dhe Fiks Fare qëndrojnë shumë poshtë sipas sondazhit me një përqindje fare të vogël që i voton.
Fiks Fare renditet në vendin e nëntë me 1.27 % i votuar nga audienca, një rezultat ky skandaloz.
Jane disa emisione me “ushtri” dhe kosto të çmendura por duket se nga audienca janë skandaloze. Këtë nuk e thotë një sondazh nga jashtë, por vetë faqja zyrtare e Top Channel.
Pra sipas sondazhit emisionet më skandaloze rezultojnë të jenë më të ndjekura dhe të votuara nga audienca./ CNA.al