LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunuan punonjësit e OSHEE/ Arrestohet 54 vjeçari, në kërkim i biri

20 Dhjetor 2020, 13:00, Kronika CNA
Dhunuan punonjësit e OSHEE/ Arrestohet 54 vjeçari, në

Policia e Vlorës ka arrestuar një 54 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 19 vjeçar, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë kapur në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë.

Babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga