LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit protestë para Ministrisë së Brendshme/ Zbardhen kërkesat e tyre

20 Dhjetor 2020, 17:19, Aktualitet CNA
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit protestë para Ministrisë së

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit po proteston para Ministrisë së Brendshme, pas shoqërimit të 4 aktivistëve në komisariatin e policisë.

Personat e shoqëruar ishin arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani. Të katërt këta shtetas u shoqëruan pa shkak dhe në mënyrë arbitrare nga efektivët e policisë së Tiranës, ku pas bërjes publike në media të rastit u lanë të lirë.

Aktivisti Astrit Seranaj u shpreh se kërkojnë dorëheqjen dhe hetimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë  Ardi Veliu, duke theksuar se shoqërimi i tyre është bërë nga efektivë të cilët ishin veshur civil.

Seranaj shprehet se kanë mbështetur protestën për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, për të cilin thekson se provat u manipuluan nga vetë policia.

Ndërsa regjisori Robert Budina ka deklaruar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë protestë me 3 kërkesa shumë të qarta, teksa shtoi se shokët e tyre janë dhunuar fizikisht nga policia. Ai ka shtuar se nuk do të heqin dorë nga protestat deri sa të fitojnë të drejtat e tyre.

“Ne kemi dalë për aktin e dhunshëm që bëri policia e shtetit pa motive dhe ne gjykojmë që kjo është një dhunë psikologjike e fizike e policisë për të na inditimiduar, e para për të treguar forcën pas djalit dhe për të bërë ç’është e mundur që ne të tërhiqemi nga kjo luftë tre vjeçare paqësore. Pa asnjë motiv i vunë prangat 4 anëtarëve. Kanë quajtur me shkelm në fytyrë, me shpullë një arkitektin, ky është një veprim që dënohet nga ligji është dhe përdhunues, dhe i kanë marrë celularin në rrugë, dhe shkarkimi i drejtorit të Policisë që t’u kthehet qytetarëve, do kemi protesta të tjera, në këto i kemi zgjatur në kohë për të formuar një mendim, nëse duam të provokojmë apo të përleshemi me paqësore, mjetet tona paqësore nuk e kanë dhënë rezultatin, ne do të protestojmë deri në pikën e fundit, deri sa të fitojmë të drejtat tona”, tha Budina./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga