LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid në Kosovë/ Humbin jetën 8 persona, infektohen qindra të tjerë

19 Dhjetor 2020, 14:10, Politikë CNA
Situata nga Covid në Kosovë/ Humbin jetën 8 persona, infektohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit tetë pacientë kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 345 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq, rastet e reja dalin pas testimit të 1.501 mostrave. Në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së janë shëruar edhe 436 pacientë.
Që prej mesit të marsit, e deri më 19 dhjetor, Kosova ka regjistruar 48.682 raste me koronavirus.
Prej tyre, 1.248 pacientë kanë humbur jetën dhe 36.226 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 11.208.

Sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit. Aty përfshihen ndalimi i organizimeve të fundvitit nga institucionet publike, ndalimi i organizimit të aktiviteteve dhe ekskursioneve nga shkollat si dhe informimi i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Hoti po ashtu paralajmëroi se në ditët në vijim, Ministria e Shëndetësisë do të prezantojë edhe masa shtesë kundër koronavirusit, në prag të festave të fundvitit./CNA.al

Lajmet e fundit nga