LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në Tiranë/ Arrestohen 2 persona

19 Dhjetor 2020, 09:21, Kronika CNA
Shpërndanin heroinë dhe kokainë në Tiranë/ Arrestohen 2

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, si rezultat i të cilit u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme, konkretisht:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,pas një pune hetimore disa mujore, bënë ndalimin e shtetasit :

I.A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Zef Serembe”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qera në zonën e Astirit u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve I.A dhe F.G./CNA.al

Lajmet e fundit nga