Connect with Us

Prokuroria e Tiranës kërkon asistencë të huaj për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës

Kronika

Prokuroria e Tiranës kërkon asistencë të huaj për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranës kërkon asistencë të huaj për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës

Pistoleta e gjetur më shumë se 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha ka detyruar Prokurorinë e Tiranës të kërkojë ndihmën e ekspertëve të huaj, që asistojnë uniformat blu.

Deri më tani hetuesit nuk kanë siguruar gjurmë të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që mund ta kenë hedhur armën në një pellg me ujë në zonën ku mbeti i vrarë i riu.

Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një takim mes grupit hetimor dhe ekspertëve gjermanë, që asistojnë pranë policisë shqiptare për ecurinë e hetimeve.

Gjithashtu mësohet se po shikohet mundësia që pistoleta “mini-glock” të dërgohet në një laborator të huaj për ekzaminime më të detajuara.

Ndërkohë Prokuroria po verifikon pamjet e dhjetëra kamerave të sigurisë për të parë nëse arma është hedhur aty nga ndonjë person, apo është lënë qëllimisht nga dikush pas ngjarjes.

LEXO EDHE:  Shtrëngohen rregullat për arrestimin deputetëve/ PS: Prokuroria të depozitojë faktet

25-vjeçari Klodian Rasha mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, pasi u qëllua me armën e shërbimit nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.

Ndaj këtij të fundit prokuroria ka krijuar bindjen për rëndimin e pozitës penale nga vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme në vrasje me dashje./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

LEXO EDHE:  Vrasja e 4-vjeçarit në Kumanovë/ PD: Dënojmë me forcë ngjarjen e rëndë

LEXO EDHE:  Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja merret në hetim për drogë

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po realizonte video për TikTok/ Vetëvritet 10 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një 10 vjeçar me inicialet N.Y në njësinë Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa po realizonte një inskenim në rrjetin social TikTok sikur po vetëvritej.

Familjarët e kanë gjetur të miturin pa shenja jete. Ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i motorit është shoqëruar nga uniformat blu.

Policia ndodhet në vendngjarje  dhe po punon për hetimin e plotë të rrethanave të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE