LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prezantohet studim-projektimi për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban

19 Dhjetor 2020, 17:24, Politikë CNA
Prezantohet studim-projektimi për ndërtimin e rrugës

Është prezantuar sot studim-projektimi për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban(Këlcyrë). Një aks ky, i cili lidh katër bashki dhe iu shërben 150 mijë banorëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Blluku gjatë fjalës së saj u shpreh se aksi rrugor Berat-Ballaban (Këlcyrë) do të transferohet rrënjësisht duke i dhënë hov turizmit. Ministrja u shpreh se ky aks do të klasifikohet i kategorisë F, ndërsa theksoi se ndërtimi i tij do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Berati në Përmet, dhe më pas drejt Gjirokastrës.

?Situata aktuale sigurisht nuk është situatë e mirë në këtë rrjet rrugor, megjithatë situata e këtij segmenti nuk përmbush asnjë nga kushtet, që sot rrjeti infrastrukturor i transportit shqiptar ka. Për këtë arsye kemi kërkuar një studim projektimi  të mirëfilltë, të thellë, i cili jep zgjidhje teknike, por jep gjithashtu edhe dhe zgjidhje estetike për këtë objekt kaq të rëndësishëm. Është një objekt që do të klasifikohet në kategorinë F për sa i përket shpejtësisë së rrugës me 60 km/h, si dhe gjerësisë së saj apo edhe pendencës. Ne synojmë që e gjithë rruga të këtë një pendencë jo më shumë se 5-7% në disa pjesë. Kjo është një zonë kundrinore dhe malore?, tha znj. Balluku.

Ajo u shpreh se kantieri i ndërtimit në këtë rrugë do të jetë i vështirë, por shtoi se zbatimi i projektit mbi studimet e kryera do ketë kosto më të vogël.

“Padyshim do të jetë një kantier i vështirë dhe kompleks për t?u dorëzuar, megjithatë unë e them shpesh dhe dua ta nënvizoj se të gjitha ato vepra, që zbatohen në studime të mirëfillta  inxhinierike do të jenë më të thjeshta për t?u realizuar nga ana jonë?, tha ajo.

Më tej, znj. Balluku tha se ka pasur vonesa në ndërtimin e disa veprave publike për shkak se nuk janë bërë studime të mirëfilltë.

?Na është dashur vitet e fundit të përballemi me projekte, që i kemi mbartur nga qeveritë e kaluara, me tejkalim afatesh dhe kohe, siç kemi pasur rastin e rrugës Tiranë- Elbasan, Bypass e Fierit. Kanë qenë të ngecura për mungesën e studimit. Na është dashur të shtojmë investim përtej 20%, që është i parashikuar në ligj”, tha Balluku.

Krahas ministres Balluku, të pranishëm në prezantimin e projekt-studimit ishin edhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi, deputetët Mirela Kumbaro e Fadil Nasufi si dhe kryebashkiakët e qarkut të Beratit dhe Gjirokastrës.

Lajmet e fundit nga