LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga dosja “Mezhgorani” tek pasuria/ Gjyqtari që “dorëzoi” Henri Çilin në SPAK

19 Dhjetor 2020, 13:58, Vetingu CNA
Nga dosja “Mezhgorani” tek pasuria/ Gjyqtari që

Gjyqtari Dritan Hasani, i cili në Tetor të këtij viti është komanduar në Gjykatën e Apelit të Korçës, për shkak se kjo e fundit u kolapsua nga Vettingu që firmosi shkarkimin në kohë record të katër gjyqtarëve .

Hasani, karrierën e ka të përqëndruar në Përmet që nga viti 2014 e këtej. Hasani ndryshe njihet edhe si gjyqtari që i ?dorëzoi? Strukturës së Posaçme antikorrupsion Henri Çilin, i cili u arrestua në Shkurt të këtij viti, në kuadër të operacionit ?Mezhgorani?.

Në Mars të këtij, gjyqtari Dritan Hasani liroi nga qelia botuesin Henri Çili duke vendosur që për gjashtë akuzat që ka ngritur prokuroria kundër tij të gjykohet në detyrim paraqitje.
Në fund të vendimeve për masat e sigurisë pëë Çilin dhe të tjerët, gjyqtari Hasani njoftoi shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme.

Gjyqtari Hasani shpalli moskompetencë për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike, që lidhej me Henri Çili, i cili sipas prokurorisë i kishte telefonuar drejtoreshës së Hipotekës Shkodër të përshpejtimin e procedurave për kalimin e dy apartamenteve që i dhuroi familja Aliko.
Kujtojmë se Henri Çili akuzohej për mashtrim se do të ndikonte tek një gjykatës për dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj në mënyrë që çështjet e tyre në Gjykatën e Lartë të merreshin në shqyrtim sa më shpejtë dhe të ulej dënimi.

Prokuroria kishte përgjuar një takim të Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë, ku kishte marrë garanci prej tij se këto 2 çështje do të shqyrtohen në 50 të parat në stokun e 35 mijë çështjeve që preisnin për gjykim. Se çpo bën SPAK-u me këtë rast dhe se kush është zyrtari i lartë i drejtësisë ende nuk dihet. Por, ajo që dihet është se gjyqtari që e çoi Çilin në SPAK, Dritan Hasani prej rreth 6 muajsh është në hetime nga Vettingu.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e tij dhe vetëm me pagën, llogari e tih shkon mbi 3 000 000 lekë.

Ai deklaron se jeton me qira dhe se prona e tij e vetme është një Mercedez Benz me vlerë 650 000 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Dritan Hasani.
Viti 2012 (Deklarata fillestare)
Automjet Mercedez Benz 250 D me vlerë 500 000 Lekë. Blerë me të ardhurat nga paga si punonjës I OSSH-së. në vitin 2009.
Depozitë bankare, 121 680 lekë.
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 42 700 lekë në muaj.

Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Tiranë, 194 840 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Tiranë, 807 290 lekë.
Shitur autovetura Mercedez Benz 250 D me vlerë 35 000 lekë.

Viti 2014
Shtuar të ardhurat nga paga si gjyqtar në Tiranë, 129 966 lekë.
Shtuar të ardhurat nga paga si gjyqtar në Përmet, 983 063 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 804 964 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 130 988 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Përmet, 1 158 199 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 1 661 426 77 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 1 963 84 lekë.

Viti 2016
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 1 823 225 85 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 1 963 84 lekë
Blerë Mercedez Benz me vlerë 650 000 lekë.
Pagesë për qiranë e ambjentit të banimit, 90 000 lekë dhe pa paguar 90 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Përmet, 1 124 715 lekë.

Viti 2017
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 2 587 542 85 lekë.
Pagesë për qiranë e ambjentit të banimit, 180 000 lekë dhe pa paguar 90 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Përmet, 1 140 960 lekë.

Viti 2018
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 3 362 789 27 lekë.
Pagesë për qiranë e ambjentit të banimit, 180 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Përmet, 1 218 992 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga