LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më shumë se dy orë së bashku/ Yuri Kim flet pas darkës me Bashën

19 Dhjetor 2020, 22:11, Politikë CNA
Më shumë se dy orë së bashku/ Yuri Kim flet pas darkës

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas takimit me Bashen.

Përmes një postimi në  rrjetet sociale ajo shkruan se gjatë darkës ata kanë diskutuar mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ajo shprehet se të gjithë partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër dhe se SHBA do të bëjë pjesën e vetë për të mbështetur zgjedhjet e lira.

“Sonte u takova me Kryetarin e PD Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri” – shkruan Kim.

 

Lajmet e fundit nga