LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu gjet droga në lavatriçe/ Gjykata kthen në burg 50 vjeçaren, Vera Preka

19 Dhjetor 2020, 12:43, Kronika CNA
Iu gjet droga në lavatriçe/ Gjykata kthen në burg 50

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga arrest shtëpie që kishte dhënë gjykata e Lezhës, në arrest me burg për 50 vjeçaren Vera Preka, të cilës iu gjet 1.2 kilogramë kokainë në lavatriçe,

Burri dhe gruaja të cilet rezultojnë të jenë të dovorcuar janë vënë nën akuze për ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve? e kryer në bashkëpunim, pasi gjatë një operacioni policor të koduar ?Stacioni? në servisin në pronësi të Ded Marvukaj i cili ishte i përshtatur dhe si banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1.2 kg kokainë dhe një peshore elektronike.

Për Ded Marvukajn Gjykata ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg, e cila i është dhënë në mungesë, pasi ai nuk është mundur që të vihet dot në prangat e Policisë. Policia dhe prokuroria janë në pritje të zbardhjes së përgjimeve telefonike për të zbuluar nëse ish bashkëshortët kanë pasur komunikime me njëri tjetrin./CNA.al

Lajmet e fundit nga