Connect with Us

Ç’mund të na mësojë pandemia mbi natyrën njerëzore dhe shëndetin mendor?

Blog

Ç’mund të na mësojë pandemia mbi natyrën njerëzore dhe shëndetin mendor?

Publikuar

-

Nga Alex Orlando

Gjithçka kaq shpejt. Për disa javë, bota jonë u përmbys, kur një shpërthim epidemik i largët u shndërrua në një pandemi të mirëfilltë. Me vaksinat dhe ndërhyrjet farmaceutike ende në horizont, sjellja njerëzore është bërë një faktor kryesor në luftimin e sëmundjes.

Ndërkohë, kriza aktuale i ka shkaktuar si individëve dhe vetë shoqërisë shumë probleme të shëndetit mendor, nga stresi dhe ankthi, tek izolimi social. Studimet mbi pasojat psikologjik të Covid-19 janë ende në zhvillim e sipër. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, në mesin e verës së këtij viti, telefonatat në linjat e këshillimit psikologjik janë shtuar me 10 herë,në krahasim me periudhën para pandemisë.

SHBA/ Rekord ditor infeksionesh me koronavirus Për dekada, ekspertët kanë analizuar pasojat e vetmisë afatgjatë, vështirësinë e ndryshimit të sjelljes dhe aftësinë e njeriut për të rezistuar. Këndvështrimet e tyre mund të ndihmojnë në vlerësimin e pasojave të përhershme që do lërë kjo pandemi.

“Stacioni” i izolimit

Nuk është ndonjë sekret që qeniet njerëzore janë krijesa sociale. Për mijëvjeçarë, janë lidhur midis njëri-tjetrit ato që na kanë mbajtur gjallë. Pastaj erdhi viti 2020. Miliona njerëz u gjendën të bllokuar në shtëpitë e tyre, ose plotësisht vetëm ose duke bashkëvepruar me vetëm pak të tjerë.

Gjatë historisë njerëzore, ne kemi evoluar që të mbështetemi për mbijetesë tek të tjerët, thotë Juliana Holt-Lunshtad, profesore e psikologjisë në Universitetin Brigam Jang. “Truri ynë është përshtatur për të pasur afër të tjerët . Kur kjo na mungon krijon ndjenjën e nevojës për të qenë më vigjilent ndaj sfidave në mjedisin tonë, që duhet të përballohen vetë”- shton ajo.

Dhe kjo gatishmëri e shtuar ka një efekt të drejtpërdrejtë edhe në trupat tanë. Ajo mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut, rrahjeve të zemrës, hormoneve të stresit dhe niveleve të inflamacionit, dhe që të gjitha këto kërcënojnë jetëgjatësinë tonë.

Në një studim të vitit 2010, studiuesit zbuluan se mungesa e lidhjeve sociale është e krahasueshme dhe shpesh më e dëmshme se mbipesha, pasiviteti fizik dhe rreziqet e tjera të njohura të vdekshmërisë. Për shembull, efektet shëndetësore të vetmisë janë krahasuar me pasojat e pirjes së 15 cigareve në ditë.

Fatmirësisht si një alternativë e sigurt, teknologjia ka ndihmuar në plotësimin e boshllëkut. “Telefonimi i një të afërmi, dërgimi i një mesazh dikujt, apo shprehja e mirënjohjes për dikë mund të ndihmojë shumë në këtë situatë. Studimet kanë zbuluar se shprehja e mirënjohjes, e zvogëlon ndjesinë e vetmisë”- thotë Holt-Lunshtad.

LEXO EDHE:  Letra e mjekut italian/ Të dashur fëmijë, ja pse nuk duhet të keni frikë nga koronavirusi

Rezistenca ndaj ndryshimit

Pavarësisht se janë kundër krizës më të rëndë të shëndetit publik në një shekull, shumë njerëz vijojnë të mbeten rezistent ndaj ndryshimit të mënyrave të tyre të jetesës. Edhe pse studimet kanë treguar se mbajtja e maskës në fytyrë – e kombinuar me distancën sociale dhe larjen e shpeshtë të duarve – mund t`a frenojë transmetimin e virusit, rezistenca ndaj inercisë së zakonit dhe komoditetit është më e rëndësishme se kurrë.

Dhe vetëm informacioni nuk është i mjaftueshëm për të zhvendosur sjelljen e dikujt, edhe kur këto masa mund të nënkuptojnë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes. “Mendoni pak për gjithë amerikanët që janë mbipeshë. A u mjafton atyre që t’i tregoni se si funksionon djegia e kalorive për të rënë shpejt në peshë? Është shumë më e vështirë se kaq”- thotë Greçen Çapman, psikologe në Universitetin Carnegie Mellon.

Studime të tjera, sugjerojnë se disa sjellje mund të jenë një mënyrë për të afirmuar identitetin tonë. Por kjo nuk do të thotë që ndryshimi është i pamundur. Në fakt, shkencëtarët kanë identifikuar teknika specifike për inkurajimin e sjelljes së shëndetshme dhe pro-sociale, sikurse është edhe mbajtja e maskës. Një studim i vitit 2016, tregon se organizimi i një aktiviteti potencialisht argëtues mund të veprojë si një nxitje.

Mbetemi rezistentë pavarësisht sfidave të mëdha

Është e vështirë të mos vlerësohet natyra katastrofike e pandemisë së SARS-CoV. Deri në tetor, virusi tashmë kishte infektuar dhjetëra miliona njerëz dhe vrarë 1 milionë njerëz në të gjithë botën. Gjithashtu, pandemia po krijon probleme të ndryshme psikologjike: Lodhjen e prindërve me fëmijët në shtëpi për shkak të mbylljes së shkollave, paranojën e përgjithshme për ndonjë simptomë e sëmundjes,etj.

Por një sërë hulumtimesh tregojnë se edhe kjo situatë e ka një rezultat shumë pozitiv, rezistencën. Në psikologji, ky term i referohet një kursi të qëndrueshëm të shëndetit mendor pavarësisht ngjarjeve stresuese ose traumatike. Një studim i vitit 2004 zbuloi se rreth 2/3 e njerëzve kanë të ngjarë të shfaqin qëndrueshmëri edhe pasi kalojnë një ngjarje të rëndë. / “Discover Magazine” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Hipokrizi, skandale dhe paaftësi/ Fillimi katastrofik i dyshes Bajden-Herris në krye të SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Nga Jason Chaffetz “Fox News”

Muaji i parë i plotë i administratës Bajden-Herris nuk mund të kishte shkuar më keq se sa kaq. Pa ndonjë arritje për t’u mburrur, por duke thelluar më tej përçarjen e vendit, dhe me një mori skandalesh të turpshme dhe sjelljesh hipokrite, paaftësia e kësaj administrate ka qenë në shfaqje të plotë.

Le të hedhim një vështrim të shpejtë. Administrata nuk ka asgjë për të treguar në aspektin legjislativ. Impeachment i la demokratët me një humbje 0-2 përballë Trump dhe republikanëve. Pasi mbajtën të zënë Senatin për një javë me nismën e tyre të dështuar, demokratët morën një pushim njëjavor.
Duke humbur kaq shumë kohë me fajësimin e Trump, Senati është shumë prapa me konfirmimin e të emëruarve të administratës Bajden. Dhe si për ta mbyllur atë, lideri i shumicës demokrate në Senat, Çak Shumer, iku me pushime pa miratuar paketën e ndihmës financiare për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid.

Pra,si duket ata janë më të interesuar në zhdukjen e vendeve të punës sesa në krijimin e tyre. Ndër gabimet më të rënda ishte anulimi i ndërtimit të gazsjellësit “Keystone”. Kjo lëvizje do të nxjerrë nga puna gati 11.000 njerëz, përfshirë 8.000 punëtorë anëtarë të sindikatave, që e mbështeten me aq entuziazëm Bajdenin në zgjedhje.

Nga ana tjetër, ata po dëmtojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Para se të merrte zyrtarisht detyrën, Bajden premtoi se do t’i rihapte shkollat brenda 100 ditëve të tij të para. Por pas marrjes së detyrës, Shtëpia e Bardhë premtoi të rihapte vetëm 50 për qind të shkollave. Ku shkoi respekti ndaj shkencës? Administrata Bajden-Herris nuk ka mbështetur rekomandimet e CDC-së, që rekomandon hapjen e shkollave në mënyrë të sigurt, përmes një strategjie të zbutjes së masave kufizuese. Ndërkohë, disa orë pasi presidenti Bajden bëri thirrje për unitet, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që lejon pjesëmarrjen e transgjinorëve në të gjitha sportet, duke i detyruar vajzat dhe gratë në të gjithë vendin që të garojnë me meshkujt biologjikë, nëse duan që të jenë të suksesshme në sportet e tyre.

Ndërkohë, ka shumë premtime të tjera të bëra që nuk janë mbajtur. Para zgjedhjeve, Xho Bajden tallej me përdorimin e tepërt të urdhrave ekzekutivë nga Donald Trump. Tani, ai po vendos rekorde të reja për numrin e këtyre urdhrave. Deri tani kemi më shumë se 50 urdhra ekzekutivë në më pak se një muaj.
Përkundër një premtimi tjetër të Bajden, se do të pushonte nga puna personelin, nëse ata nuk i respektonin të tjerët, ai e shkeli premtimin vetëm disa ditë më vonë. Premtimeve për të qenë administrata më etike në histori,iu deshën vetëm disa ditë për t`u shkelur.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, T.J.Duklo dyshohet se e kritikoi Tara Palmerin e Politico duke i thënë asaj, “Unë do të të shkatërroj!” Për shkak të një historie personale të botuar nga gazetarja në bazë të së cilës Duklo mund të ketë qenë në një marrëdhënie personale me një gazetare tjetër që raporton nga Shtëpia e Bardhë.

LEXO EDHE:  Mbi 245 mijë të infektuar me COVID-19 në SHBA/ Afër 6 mijë viktima

LEXO EDHE:  “Koronavirusi do ikë me ardhjen e verës”/ Pipero: Askush nga ne nuk ka thënë këtë

Dënimi ndaj Duklo ishte 1 javë pa pagë dhe kërkimi i faljes publike. Më pas Duklo dha dorëheqjen, por nuk u shkarkua. Ndërkohë mbesa e zëvendëspresidentet Herris, Mina Herris, është përpjekur që të përfitojë nga pushteti i tezes së saj. Herris ka botuar një libër dhe një linjë veshjesh që mbajnë emrin e tezes së saj. Pavarësisht paralajmërimeve nga avokatët e qeverisë, Mina Harris shkoi në inaugurim me një avion privat dhe e promovoi atë në mediat sociale. Luksi dhe fama është një tendencë e fortë në familjen Herris.

Gjithsesi, kjo nuk është asgjë në krahasim me marrëdhëniet e biznesit të familjes së presidentit Bajden. Djali i presidentit, Hanter Bajden, është nën hetim federal. Ndërkohë edhe mbi Frenk Bajden, vëllain e Xho Bajden, bien gjithashtu shumë dyshime. Frenk Bajden, që nuk është avokat në profesion, iu bashkua së fundmi studios ligjore Berman, e cila e ka reklamuar në media afërsinë e Frenk Biden me zyrtarët e administratës dhe ligjvënësit federalë. Pra, unë jam vëllai i presidentit, na punësoni ne, dhe unë mund të ndihmoj që gjërat të jenë gjithmonë në favorin tuaj.

Pastaj është dështimi me pandeminë. Lufta kundër Ciovid-19 është ndoshta çështja më e ngutshme që ka sot SHBA. Por ndërsa po përgatitej për të ringjallur ekonominë, Bajden zgjodhi që të merrej me problemin e papunësisë. Ndërkohë, Bajden ka vendosur kufizime të udhëtimit për amerikanët, teksa po e shndërron SHBA-në në një magnet për emigracionin e paligjshëm. Raportet tregojnë se dhjetëra mijëra emigrantë të pa vaksinuar po vijnë nga Meksika dhe Amerika Qendrore pavarësisht se pandemiavijon, dhe pavarësisht faktit që ne të tjerët duhet të testohemi kur rikthehemi në vendin tonë.

E fundit, por jo nga rëndësia, janë sulmet ballore ndaj Kushtetutës. Amendamenti i Dytë tashmë është nën sulm, teksa Bajden vazhdon të premtojë disa ligje të çuditshme dhe po nënshkruan shumë urdhra ekzekutivë. Mbështetja e administratës për kufizimet në të folurit, censurimin e teknologjisë dhe mbikëqyrja e fortë, nuk parashikojnë ndonjë gjë të mirë për të ardhmen e lirisë. Dhe të mendosh që këto vetëm në muajin e parë të administratës Bajden-Herris. Skandalet, paaftësia dhe mashtrimet janë mbresëlënëse./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/biden-harris-disastrous-start-scandal-incompetence-jason-chaffetz

LEXO TE PLOTE

Blog

A e ndalon vaksina transmetimin e Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Nga Angela L.Rasmussen “The New York Times”

Synimi i vaksinave kundër Covid-19 është të parandalojnë vdekjet dhe ndërlikimet serioze të shëndetit, që mbingarkojnë sistemet shëndetësore. Të gjitha vaksinat e autorizuara për përdorim emergjent kanë tejkaluar pritshmëritë në aspektin e sigurisë dhe efektivitetit.

Por është e kuptueshme që shumica e njerëzve, duan të dinë diçka më shumë:A do të arrijë vaksinimi të ndalë përhapjen e Covid-19, në mënyrë që ata të kenë mundësi të dalin lirshëm jashtë si dikur?Përfundimisht, po. Shumë shkencëtarë hezitojnë ta thonë me siguri, se vaksinat e parandalojnë transmetimin e virusit nga një person tek tjetri. Kjo mund të jetë keqinterpretuar si një lloj pranimi se vaksinat nuk funksionojnë.

Por ky nuk është rasti. Të dhënat e disponueshme deri më tani,tregojnë se vaksina të paktën arrin ta reduktojë pjesërisht transmetimin, ndërsa në lidhje me këtë çështje janë duke u zhvilluar dhe shumë studime të tjera që do të ofrojnë akoma më shumë qartësi. Të dhënat e para të këtyre studimeve do të jenë në dispozicion pas disa muajsh. Deri atëherë, masat parandaluese si maskat dhe distancimi social në praninë e njerëzve të pa vaksinuar, do të mbeten shumë të rëndësishme. Është e vërtetë se në bazë të testeve klinike, vaksinat e Pfizer-Biontech dhe Modernas, janë shumë të efektshme në parandalimin e të prekurit rëndë me Covid -19.

Por nuk dihet nëse ato e parandalojnë infeksionin e SARS-Cov-2. Edhe pse Covid-19 dhe SARS-Cov-2 përdoren shpesh në vend të njëri-tjetrit, ato janë krejtësisht të ndryshëm. Ju nuk mund të keni sëmundje pa virusin, por gjithashtu nuk mund të keni virusin pa u sëmurur, siç janë shumë asimptomatikë. Ka të ngjarë që njerëzit e vaksinuar të jenë të mbrojtur kundër Covid-19, por mund ta përhapin ende SARS- Cov-2 tek të tjerët që nuk janë vaksinuar ende. Përse shkencëtarët do të zhvillonin vaksina që na mbrojnë vetëm kundër një sëmundje dhe jo kundër vetë virusit që e shkakton atë?

Ata nuk vendosën për këtë, por kjo gjë erdhi pjesërisht si rezultat i emergjencës së të bërit prova klinike. Praktikisht, testet klinike mund të përfundojë më shpejt, nëse pika e fundit e testimit – çështja kryesore mbi të cilën bëhet studimi -është diçka që mund të zbulohet lehtësisht. Nëse infeksioni i SARS- COV -2 do të ishte pika e fundit e testimeve, pjesëmarrësit në teste do të duhet të testohen minimalisht çdo javë. Por është më i lehtë identifikimi i pjesëmarrësve që zhvillojnë simptomat e Covid -19, dhe që pastaj bëjnë tamponin për ta konfirmuar këtë gjë. Pra, për hir të efikasitetit, pika përfundimtare e provave klinike ishte nëse vaksinat mbrojnë nga simptomat e Covid-19.

Kjo qasje studimore ka kuptim edhe nga këndvështrimi i shëndetit publik. Shumica e njerëzve të infektuar me SARS- Cov -2 mund të mos vdesin, por shumë prej tyre do të sëmuren dhe kërkojnë kujdes mjekësor. Kjo tejmbush spitalet dhe mbingarkon sistemin shëndetësor të një vendi. Vaksinat që mund ta transformojnë atë që normalisht do të ishte një sëmundje e rëndë në diçka të butë dhe të menaxhueshme e lehtësojnë këtë barrë, duke shpëtuar jetë njerëzish dhe duke përmirësuar cilësinë e tyre.

LEXO EDHE:  “Koronavirusi do ikë me ardhjen e verës”/ Pipero: Askush nga ne nuk ka thënë këtë

LEXO EDHE:  Letra e mjekut italian/ Të dashur fëmijë, ja pse nuk duhet të keni frikë nga koronavirusi

Kur shkencëtarët zhvillojnë një vaksinë kundër një virusi të ri, është e vështirë të parashikohet nëse vaksinimi do ta parandalojë plotësisht infeksionin, pra atë që quhet imunitet sterilizues. Në qoftë se vaksinat kundër Covid -19, nuk ofrojnë një sterilizues imuniteti, kjo do të thotë që një person i vaksinuar mund të thithë ende mjaftueshëm virus për të zhvilluar një infeksion.

Por ai do të pastrohet më shpejt nga trupi para se të bëhet Covid -19. Gjithsesi personi në fjalë mund t’ia kalojë ende infeksionin një personi tjetër. Ka shumë vaksina që nuk sigurojnë imunitet plotësisht sterilizues, por që megjithatë sjellin përfitime të mëdha për shëndetin publik.

Çdo vit, vaksina e gripit shpëton jetë dhe i mban njerëzit larg spitalit, pavarësisht nga fakti se nuk e parandalon tërësisht transmetimin e infeksionit. Nga ajo çka dimë deri më tani, është e pamundur që vaksinat të jenë 95 për qind efikase në parandalimin e sëmundjeve simptomatike,apo të mos kenë asnjë ndikim tek transmetimi i infeksionit.

Të dhënat nga studimi i kafshëve dhe testet e vaksinave sugjerojnë se vaksina redukton infeksionet asimptomatike, si dhe sasinë e virusit të prodhuar tek njerëzit e infektuar. Në Izrael, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është vaksinuar, ka pasur një rënie të konsiderueshme të rasteve edhe pse vaksinimi ka filluar në dhjetor, me 49 për qind rënie të rasteve të vërejtura tek njerëzit mbi moshën 60, sipas një raporti paraprak. Studimet për të përcaktuar më mirë impaktin e vaksinave në transmetimin e virusit janë në zhvillim e sipër, dhe ndërkohë, në qoftë se masa të tilla si mbajtja e maskës shoqërohen me me rritje të imunizimit, rastet me SARS – CoV-2 duhet të bien.

Provat historike tregojnë se vaksinat që nuk parandalojnë infeksionin e virusit ende mund të frenojnë epidemitë në gjurmët e tyre të para. Polio vaksina e zhvilluar nga dr.Jonas Salk, e cila nuk siguron imunitet sterilizues, rezultoi efikase në eliminimin e shpejtë të poliomelitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nisur nga vitet 1950.

Njerëzit u rreshtuan me padurim për të marrë vaksinën për mbrojtjen e tyre dhe të fëmijëve. Vaksina e Salk ishte shumë mbrojtëse ndaj ndikimit shkatërrues të sëmundjes dhe gjithashtu ka funksionuar në reduktimin e përhapjes së virusit, sepse shumë njerëz u vaksinuan dhe u pastruan nga infeksioni.
Vaksinat kundër Covid -19 janë një arritje e madhe për shëndetin publik ashtu siç vaksina e Salk ishte atëherë. Do të bënim mirë t`i kujtonim vetes fuqinë transformuese të vaksinave pa parandaluar tërësisht infeksionin, kur një pjesë e madhe e njerëzve vaksinohen. Sa më shpejt që ne të reduktojë përhapjen në komunitet dhe të mbrojmë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur përmes vaksinimit, aq më shpejt do të jemi në gjendje për t`u relaksuar.

Shënim:Angela L.Rasmussen, është virologe në Qendrën për Shkencën dhe Sigurinë e Shëndetit Global në Universitetin Xhorxhtaun, SHBA./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.nytimes.com/2021/02/23/opinion/covid-vaccines-transmission.html

LEXO TE PLOTE

Blog

A do të goditet Mesdheu nga ngjarje klimatike ekstreme? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Publikuar

-

Nga

Reshjet ekstreme të shiut, sjellin pasoja shkatërruese për shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve ku ato ndodhin. Vende të ndryshme përreth Mesdheut preken shpesh nga ngjarje të tilla, duke çuar në rrëshqitje të tokës dhe përmbytje të mëdha.

“Është shumë sfiduese të parashikosh shumë ditë më parë, se kur dhe ku do të ketë reshje të mëdha shiu. Kështu, studiuesit po përpiqen që të zhvillojnë mjete të reja, për të parashikuar më mirë fenomenet ekstreme të motit, për të bërë paralajmërime më të hershme, dhe për të pasur strategjitë e duhura të zbutjes së efekteve”-thotë autori kryesor i studimit, Nikolaos Mastrantonas

Studiuesit analizuan të dhënat e motit nga viti 1979 deri më sot, duke e klasifikuar motin në 9 modele me tipare të dallueshme atmosferike mbi Mesdhe. Studimi tregon se ekziston një lidhje e fortë midis këtyre 9 modeleve dhe vendndodhjes së një ngjarjes ekstreme të motit.

“Tani ne mund të përdorim të dhënat, për të dalë me një model që do të na ndihmojë për të parashikuar më mirë shiun ekstrem në Mesdhe”- thotë profesor Jorg Matshullat i Universittit të Frajbergut.

Gjeoekologu thekson:”Kur bëhet fjalë për klimën, Deti Mesdhe është një rajon veçanërisht interesant, pasi është i rrethuar nga kontinente të mëdha dhe vargmale të shumtë. Klima rajonale e zonës, varet gjithashtu nga modelet në shkallë të gjerë mbi Oqeanin Atlantik, Ballkan dhe Detin e Zi”.
Sipas studimit, 9 modelet shoqërohen me sisteme të paqëndrueshme me presion të ulët, apo ato me kushte të qëndrueshme anticiklonike, që shtrihen për qindra kilometra. “Kushte të tilla, çojnë në ngjarje ekstreme të reshjeve në nën-rajone të ndryshme të Mesdheut”- thotë Mastrantonas.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Kosovë/ 120 raste të reja dhe nëntë viktima në 24 orë

LEXO EDHE:  Nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese/ Humb jetën nga Covid, 37-vjeçari nga Elbasani

Për të përmendur një shembull:Një sistem me presion të ulët i përqendruar mbi Gjirin e Biskajës, e rrit me shumë se 6 herë probabilitetin e reshjeve ekstreme mbi rajonet malore dhe bregdetare në Spanjë, Marok, Itali, dhe madje deri në Ballkanin Perëndimor.

Ekipi i studiuesve zbuloi gjithashtu, se malet krijojnë një lidhje të fortë midis zonave të largëta. Për shembull, në Italinë Qendrore Perëndimore, 3 në çdo 10 ngjarje atmosferike ekstreme ndodhin njëkohësisht me ngjarje të ngjashme në Malin e Zi dhe Kroaci, me gjithë distancën prej thuajse 500 kilometrash midis këtyre dy zonave.

“Kjo është pasojë e Apenineve, që bllokojnë një pjesë të konsiderueshme të rrjedhës së ajrit, dhe që shpesh e detyrojnë lagështinë të derdhet në pjesën perëndimore të Italisë, dhe në të njëjtën ditë edhe mbi Kroaci”– shpjegon Mastrantonas.

Sipas shkencëtarëve, modelet aktuale të parashikimit të motit, mund të japin tashmë informacione të besueshme në lidhje me ndryshueshmërinë e motit në shkallë të gjerë deri në 3 javë përpara, një afat kohor i njohur si shkalla nën-sezonale.

“Hapi tjetër i studimit, do të jetë përcaktimi i besueshmërisë së modeleve më të fundit të parashikimit të motit në parashikimin e 9 modeleve të identifikuara. Synimi ynë është që ta përfshijmë një informacion të tillë, tek modelet e reja të parashikimit që informojnë mbi motin ekstrem gjatë Mesdheu në shkallët nën-sezonale”- sqaron profesor Matshullat./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:   https://www.eurekalert.org/pub_releases/2021-02/uof-nso021921.php

LEXO TE PLOTE