Connect with Us

Cila është lidhja midis koronavirusit dhe duhanit?

Shëndeti

Cila është lidhja midis koronavirusit dhe duhanit?

Publikuar

-

Cila është lidhja midis koronavirusit dhe duhanit?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Koronavirusi i ri (COVID-19) është një sëmundje e frymëmarrjes, e cila sulmon kryesisht mushkëritë dhe traktin respirator.

Pirja e duhanit dëmton mushkëritë tuaja dhe dobëson sistemin tuaj imunitar. Kjo, pra, rrit rrezikun e zhvillimit të ndërlikimeve serioze nga COVID 19.

Nuk ka asnjë provë që nikotina mbron nga koronavirusi. Disa studiues ende po studiojnë këtë mundësi, ashtu si shumë të tjerë. Por ende nuk është nxjerrë ndonjë përfundim domethënës. Kjo është një hipotezë që për fat të keq është përhapur gjerësisht, shpesh pa përmendur saktësine e lajmit.

Duhanpirësit gjithashtu janë më të rrezikuar nga sëmundje të tjera si sulmi në zemër, diabeti, kancere të ndryshme ose pneumoni bronkiale …

Çdo formë e konsumit të duhanit rrit këto rreziqe, pra jo vetëm cigare, por edhe kanabis, apo drogera te tjera.

A janë duhanpirësit më të rrezikuar nga ndërlikimet?

Është shumë e mundshme, megjithëse këta mekanizma janë ende duke u hetuar. Ajo që është e sigurt është se njerëzit që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të mushkërive ose diabet kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar një formë të rëndë të koronavirusit. Sidoqoftë, duhani ka një ndikim në dy nga këto tre sëmundje.

LEXO EDHE:  Arti në zi/ Covid i merr jetën aktorit të njohur shqiptar

Ne gjithashtu e dimë që sistemi mbrojtës i bronkeve dëmtohet nga duhani. Sidoqoftë, ai është një mekanizëm mbrojtës efektiv kundër sulmeve të tjera virale siç është gripi. Mund të dyshojmë për një efekt të ngjashëm me COVID-19.

Dihet gjithashtu prej kohësh që pirja e duhanit dëmton ciliet në rrugët e frymëmarrjes. Lëvizja e këtyre cilieve është e nevojshme për të hequr bakteret, por edhe pluhurin, viruset dhe mukusin nga trakti respirator. Kur ciliet ballafaqohen me tym, ato paralizohen ose dëmtohen, dhe ky mekanizëm i rëndësishëm mbrojtës mbyllet.

NdajÇfarë mund të bëni?

Nëse jeni duhanpirës, ​​tani është një kohë e mirë për t’u përpjekur ta lini duhanin.

Sapo të ndaloni pirjen e duhanit, trupi juaj fillon të riparohet vetë:

pas 8 orësh, oksigjenimi i gjakut kthehet në normale,

pas 24 orësh, një sistem pastrimi është vendosur në mushkëritë tuaja,

pas 3 ditësh, ju merrni frymë më lirshëm dhe ju merrni frymë më shpejt …

Nëse nuk mundeni ta lini akoma, përpiquni të pini duhan jashtë sa më shumë që të jetë e mundur për të kufizuar ekspozimin e të dashurve tuaj ndaj tymit, i cili është gjithashtu i dëmshëm për shëndetin e tyre. Ky tym pasiv është gjithashtu i dëmshëm për ju, edhe nëse jeni duhanpirës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Alimehmeti tregon sa zgjat imuniteti ndaj virusit

Publikuar

-

Nga

“Do të shpëtojmë shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti bazuar në një studimi të publikuar në revistën prestigjoze  “Nature” ka sqaruar se imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me vite dhe dekata.

“Përgjigja imunitare e trupit përfshinë jo vetëm IGM dhe IGG , përsfhinë përgjigjen qelizore dhe ato të kujtesës që qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Studime të shumta na e tregon dhe një studim i veçantë na e tregon ato të Sars-Cov1 të cilët janë testuar 17 vite më pas dhe vazhdojnë reagojnë ndaj këtij virusi,” thotë ai.

Ai shtoi, se në shkallë globale shumë pak persona vdesin nga riinfektimi me virusin.

 “Riinfektimet edhe ose ndodhin kanë tendencën të jenë të lehta. Në shkallë globale numri i vdekjeve nga riinfektimi është një numër pothuajse inekzistent.

Tendenca është që imuniteti të zgjasë shumë, jo që të evitojë hyrjen e virusit në trup, por forma e shfaqjes të jetë e butë,” thekson epidemiologu .

LEXO EDHE:  BE-ja e ndarë për idenë e “pasaportës së vaksinimit’

LEXO EDHE:  Covid-19/ Avokati i Popullit thirrje, Qeverisë

Më tej, në një intervistë për AbcNews ai theksoi se nëse ke 6 muaj që e ke kaluar Covid-19 nuk ke nevojë për vaksinë.

“Dimë që me sëmundje të tjera virale kush e ka kaluar nuk ka nevojë për një vaksinë. Me këto sëmundje specifike dimë që po thuhet se 6 muajt e parë nuk është e nevojshme dhe ndoshta mund të ketë nevojë për një dozë të vetme pas 6 muajsh,” thotë ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektimi pas vaksinës/ Brataj sqaron arsyen

Publikuar

-

Nga

“Ulja e infektimeve ”/ Brataj paralajmëron tjetër lehtësim masash

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar se përse ka raste të infektimit me COVID dhe pas marrjes së dozës së parë. Në një postim në rrjetet sociale ai është shprehur se kjo gjë ka ndodhur pasi përgjigjia imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

“Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda”, thotë Brataj.

Postimi i plotë:

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore. Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë./CNA.al

LEXO TE PLOTE