LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksina anti Covid mbërrin në Greqi/ Zbulohet data kur do aplikohet

18 Dhjetor 2020, 09:28, Kosova & Bota CNA
Vaksina anti Covid mbërrin në Greqi/ Zbulohet data kur do aplikohet

Më 27 dhjetor pritet të mbërrijë në Greqi vaksina e Pfizer kundër COVID-19, në numër më të vogël dozash, pas ndryshimit të datës së miratimit nga BE më 22 dhjetor. Në Selanik arritën frigoriferët e posaçëm me temperaturë -70 gradë.

Operacioni kolosal me titull ?Liria? starton me dy persona të caktuar tashmë, një infermiere dhe një i moshuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë akoma publikë. 100 vaksinime simbolike në stafin mjekësor në frontin ballor kundër COVID-19, në dy spitale të mëdha të vendit, Evangjelismos dhe Sotiria më 27 dhjetor.

Vijon regjistrimi i stafit mjekësor si dhe grupmoshave në rrezik të lartë. 1086 janë qendrat e vaksinimit në të gjithë Greqinë teksa do jenë dy operacione paralele për funksionimin, ?Liria? e sistemit shëndetësor për vaksinimin dhe ?Ipokratis? i policisë për shpërndarjen e sigurtë dhe sipas standarteve specifike./CNA.al

Lajmet e fundit nga