LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid/ Një tjetër shtet shtrëngon masat për festat e fundvitit

18 Dhjetor 2020, 17:52, Kosova & Bota CNA
Situata nga Covid/ Një tjetër shtet shtrëngon masat për

Qeveria e Kroacisë do të vendosë kufizime në jetën shoqërore gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në përgjigje të rritjes së numrit të infektimeve të COVID-19.

?Midis 23 dhjetorit dhe 8 janarit, banorët nuk do të lejohen të largohen nga qarqet e tyre të banimit?, tha ministri i Brendshëm, Davor Bozinoviç.

?Përjashtimet e vetme janë punonjësit që ushtrojnë profesione të konsideruara si thelbësore?, shtoi ai.

Një maksimum prej 10 personash, jo më shumë se dy familje, lejohen të marrin pjesë në festime private për Krishtlindje.

Kufizimet në shërbesat kishtare do të lehtësohen disi gjatë festave. Deri më tani, jo më shumë se 25 adhurues mund të marrin pjesë në një shërbesë kishtare, pavarësisht nga madhësia e ndërtesës./CNA.al

Lajmet e fundit nga