LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krishtlindje në kufizime të ashpra/ OBSH: Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit

18 Dhjetor 2020, 10:44, Sociale CNA
Krishtlindje në kufizime të ashpra/ OBSH: Nuk duhet të rrezikoni

Krishtlindjet dhe Viti i Ri këtë vit do festohet mes kufizimeve të shumta për shkak të koronavirusit.
OBSH, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë maskat në tubimet familjare dhe nëse munden të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje

?Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë. Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh?, sqaron OBSH.

Në përputhje edhe me rekomandimet e OBSH dhe ekspertëve shëndetësore në vend, shumica e shteteve evropiane kanë vënë në jetë kufizime të shumta.
Gjermania, është vendi i parë evropian i cili do të festojë festat në kufizime të ashpra, për shkak të shifrave të larta të viktimave dhe rasteve të infektimit, me dyqane jothelbësore, shkollat dhe kopshtet e kujdesit ditor të mbyllura.

Franca në anën tjetër hoqi kufizimet e bllokimit të vendosur në fund të tetorit, megjithatë la në fuqi shtetrrethimin e natës. Lëvizjet lejohen vetëm për punonjësit e shëndetësisë dhe personat me leje paraprake nga autoritetet lokale. Qeveria italiane gjithashtu mori masa më të rrepta antiCOVID-19 gjatë festave, duke kufizuar lëvizjen, kufizimin e personave të lejuar për festa .

Ndërkohë që në Britaninë e Madhe Londra dhe rrethinat e saj hynë në masat e ?nivelit 3?, me kufizime më të rrepta, ku ndalohet grumbullimi i më shumë se gjashtë personave.
Në Spanjë ndërkohë nga data 23 Dhjetor deri më 6 Janar do të ndalohet lëvizja mes rajoneve, megjithatë kafet dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura.

Holanda njoftoi një bllokim të dytë deri më 19 janar të vitit 2021, për shkak të rritjes së infektimeve me COVID-19, po ashtu ka vendosur një izolim të dytë./CNA.al

Lajmet e fundit nga