LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi dhe festat e mëdha/ Cilat janë rreziqet për shtimin e infektimeve

18 Dhjetor 2020, 08:59, Blog CNA
Koronavirusi dhe festat e mëdha/ Cilat janë rreziqet për shtimin

Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rriten në të gjithë botën, vendet po merren me mënyrën e menaxhimit të festave të mëdha publike, të tilla si Krishtlindjet dhe Viti i Ri Hënor, për të cilat studiuesit paralajmërojnë se mund të bëhen vatra të shpërthime të mëdha epidemike.

?Ne kemi tashmë një nivel të lartë të përhapjes komunitare të virusit, dhe do të shohim
shumë njerëz që udhëtojnë dhe mblidhen në mjedise të brendshme?- thotë Xhulia Markus, epidemiologe e sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore të Universitetit Harvardit në Boston, Masaçusets. ?Është e vështirë të jesh optimist se gjërat do të shkojnë mirë?- shton ajo.

Si është përhapur SARS-CoV-2 gjatë festave të kaluara?

Rreth 5 milion njerëz u larguan nga qyteti iVuhanit në Kinë në prag të festës së Vitit të Ri Hënor në vitin 2020, një ngjarje që përkoi me fillimin e pandemisë. Festa është një nga emigrimet më të mëdha në botë, kur qindra miliona njerëz udhëtojnë për të vizituar të afërmit. Diku tjetër, si në Britaninë e Madhe, epidemia pasoi një pushim 1-javor të pushimeve shkollore në datat 17-21 Shkurt, kur mijëra njerëz u kthyen të infektuar me koronavirusin e ri nga vendpushimet malore në Italinë Veriore,apo edhe vendet e njohura turistike në Spanjë, thotë Zhengming Çen, epidemiolog në Universitetin e Oksfordit, në Britaninë e Madhe. Kohët e fundit, Kanadaja përjetoi numrin e saj më të lartë të infeksioneve me Covid-19, pikërisht2 javë pas Ditës së Falënderimeve të kremtuar më 12 Tetor.

A po zbaton ndonjë vend leksionet e mësua nga dimri i kaluar?

Megjithëse Kina e ka vënë kryesisht nën kontroll epideminë e saj, duke raportuar afër zero raste lokale gjatë muajit të fundit, Ministri kinez i Shëndetësisë Ma Xiaouei tha muajin e kaluar se udhëtimet dhe tubimet duhet të kufizohen gjatë Vitit të Ri Hënor 2021, një festë 7-ditore që do të fillojë në 11 shkurt.
Masat e parandalimit ndaj koronavirusit, u lehtësuan përpara një feste të madhe kombëtare në Kinë në muajin tetor. Në fund të nëntorit, zyrtarët e Japonisë u kërkuan banorëve të mos udhëtonin për 3 javë në zonat më të goditura nga pandemia.

A ka rëndësi madhësia e një tubimi njerëzish?

Mbledhjet masive të njerëzve kontribuojnë direkt në përhapjen e koronavirusit. Për shembull, një ndeshje futbolli në Italinë veriore në shkurt, ku ishin të pranishëm më shumë
se 45.000 njerëz mund ta ketë bërë rajonin një epiqendër të hershme të pandemisë së koronavirusit, thotë Stefania Boçia, eksperte e shëndetit publik në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë, dhe në Spitalin Universitar Xhemeli në Romë.

Por edhe tubimet e vogla paraqesin rreziqet e tyre. Sipas një raporti të botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në shkurt, virusi u transmetua kryesisht brenda familjeve në Kinë, me deri në 85 për qind të grupeve të infeksioneve në 2 provinca, që kishin ndodhur brenda në familje.
Një studim i ndryshëm në Vuhan, i kryer po në shkurt, sugjeroi që nëse një person është i infektuar, 30 për qind e familjes së tij – rreth 1 në 3 persona – do të infektohet. Një studim i tretë, që nuk është rishikuar ende, sugjeron se kufizimi i tubimi në 10 persona ose më pak mund të zvogëlojë shkallën e transmetimit të virusit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.nature.com/articles/d41586-020-03545-1

Lajmet e fundit nga