LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë mund t’i mësojë jeta aliene njerëzimit tonë?

18 Dhjetor 2020, 08:21, Blog CNA

Nga Doug Dais

Mundësia e ekzistencës së jetës jashtëtokësore, e ka magjepsur dhe hutuar njerëzimin gjatë gjithë historisë. Shkencëtarët kanë kohë që po kërkojnë për shenja të jetës aliene në planetë të tjerë, bazuar në cilësitë që garantojnë jetën në tokë, siç është edhe ekzistenca e ujit.

Por, sikur ta kemi humbur busullën në këtë kërkim, duke e kufizuar përkufizimin tonë mbi ?jetën? vetëm tek ajo që është e njohur? Duke ripërcaktuar atributet unike të vetë jetës, si dhe mënyrën se si shfaqet dhe lulëzon ajo, ne mund të kryejmë jo vetëm kërkime më të orientuara mbi jetën jashtëtokësore, por në këtë proces mund të mësojmë më shumë mbi natyrën e jetës sonë, dhe të përshkruajmë fatin tonë në të ardhmen.

Ne jetojmë në një epokë në të cilën krizat ekzistenciale si ndryshimi i klimës, super vullkanet dhe lufta bërthamore janë kërcënime gjithnjë të pranishme për të ardhmen e planetit tonë. Nëse forma të tjera të jetës mund të ekzistojnë diku tjetër në galaktikë, atëherë ndoshta ekziston një mundësi që edhe ne të mund të shkojmë atje. Por çfarë duhet të kërkojmë saktësisht atje?

Si mund të duket jeta jashtëtokësore?

Le të supozojmë se jeta mund të ekzistojë vetëm brenda parametrave me të cilët jemi mësuar tashmë, dhe kjo mund të jetë duke na bërë të verbër ndaj një mori mundësish të tjera. Dr.Sara Uoker thotë:?Ne kemi vërtet nevojë për një përkufizim më të përgjithshëm mbi jetën që nuk varet nga kimia specifike që përdor jeta në Tokë?.

Uoker është një astrobiologe, fizikante teorike dhe profesore në Universitetin Shtetëror të Arizonës, që po vë në dyshim vetë natyrën e jetës, dhe mënyrën se si ne po përpiqemi ta gjejmë atë diku tjetër. Për të, përkufizimi i jetës tonë duhet të përfshijë gjëra të tilla si ekzistenca e teknologjisë.

?Unë do t`a përcaktoja jetën si tërësia e të gjitha gjërave që kërkojnë informacion për t?i prodhuar ato. Në këtë kuptim, dua të them se teknologjia është jetë, pasi sigurisht, qënjë kompjuter nuk shfaqet nga askund?– thotë ajo.

Që një pjesë e teknologjisë të ekzistonte, ajo duhej të ishte krijuar nga një qenie e gjallë. Prandaj, të zbulosh një pjesë të teknologjisë në mes të hapësirës së universit, do të thotë të zbulosh provat e krijimtarisë dhe vetë jetës.

?Jeta është fizika e krijimtarisë, është procesi krijues në Univers. Nuk është një individ në atë proces, është i gjithë procesi. Pra si buron informacioni në Univers, dhe si zgjerohet ai përmes hapësirës dhe kohës, për të ndërtuar të gjitha gjërat që ne i shoqërojmë me jetën??-thotë Uoker.

Këto përkufizime në dukje abstrakte të jetës, janë saktësisht lloji i të menduarit që ka munguar në qasjen tonë të mëparshme në kërkimin tonë mbi jashtëtokësorët. Ka të ngjarë që ne tashmë të kemi hasur në jetën tonë jashtëtokësorë, por nuk kemi qenë në gjendje që t?i njohim ata, pasi mbështetemi në konceptin tonë të kufizuar mbi atë që e nis jetën.

Ri-mendimi i kërkimit të jetës në planetë të tjerë

?Për të kuptuar realisht nëse ekziston mundësia e jetës aliene, ne duhet të zbulojmë një shembull të dytë diku tjetër?-thotë Uoker. Disa mendojnë se ky shembull i dytë tashmë është vërejtur. Fosfina, përbërjet kimike të gazta të fosforit dhe hidrogjenit, dhe biomarkuesit e mundshëm, janë zbuluar së fundmi në atmosferën e Venusit.

Për shkak të afërsisë së tij me Diellin dhe atmosferën e tij të trashë, ka një temperaturë në sipërfaqe prej afro 482 gradë Celcius. Temperaturat e nxehta, bashkë me mungesën e ujit dhe lëndët ushqyese, e bëjnë Venusin armiqësor ndaj jetës siç e njohim ne.

Por kjo mund t`a bëjë planetin të jetueshëm për jetën në forma që ne nuk i njohim. Studiuesit po flasin tani për mundësinë që fosfina të tregojë ndonjë formë të jetës në Venus. Një nga këta studiues, një shkencëtare planetare në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Sara Sigër, thotë:?Me zbulimin e gazit fosfinë, ne e kemi ngritur Venusin më lart në shkallën e mundësive interesante për jetën, dhe shpresojmë që zbulimi ynë t?i motivojë misionet hapësinore të shkojnë në Venus për të kërkuar gazra të tjerë, për shenja më të gazta të jetës, madje edhe vetë jetën?.

Pra, a ekzistojnë alienët? Ndërsa kjo pyetje mbetet ende pa përgjigje, një zgjerim i parametrave përmes të cilave hipotezojmë, mund të ndihmojë në përshpejtimin e zbulimit të tyre. Ndërsa vazhdojmë t`a kërkojmë jetën e cila ekziston jashtë biosferës sonë, ne duhet të bëhemi kreativë dhe të imagjinojmë të paimagjinueshmen.

Për shekuj me radhë, kërkuesit dhe ëndërrimtarët kanë ekzaminuar qiellin natën, duke menduar nëse jemi vërtet të vetëm në Univers, apo nëse diku atje ekziston jeta jashtëtokësore. Por ka shumë të ngjarë që shumë nga njerëzit që kanë kërkuar më parë prova të alienëve e kanë bërë atë kot, për shkak të supozimeve jashtëzakonisht mendjengushta, në të cilat u bazuan përpjekjet e tyre.

Ndërsa u drejtohemi yjeve lart në qiell për përgjigje, dhe e rikonceptojmë mënyrën mbi të cilën konsiderojmë mundësitë e pakufishme të universit, duhet të kemi parasysh se njerëzimi dhe bota në të cilën ekziston ai janë jashtëzakonisht unikë dhe të veçantë. Nëse diçka tjetër ekziston atje tej, ka të ngjarë që është po aq unike sa edhe ne. / ?Free Think? ? Bota.al

Lajmet e fundit nga