LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha zotohet në krah të Vjosa Osmanit/ Kuvendi i ri do të miratojë rezolutë për krimet serbe

18 Dhjetor 2020, 10:34, Politikë CNA
Basha zotohet në krah të Vjosa Osmanit/ Kuvendi i ri do të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me presidenten në Detyrë e Kosovës Vjosa Osmani.

Basha është shprehur se do të qëndrojë në krah të Kosovës në sfidat e saj drejt së ardhmes. Mes të tjerash Basha theksoi se detyra e parë e tij si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit.

?Kam pasur rastin dhe privilegjin që të shkëmbej vendime për të gjithë vendimet. Së pari domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar mes Tiranës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare në lidhje me gjithçka që lidhet me Kosovën. Dua të përsëris zotimin tim dhe të PD-së se pas 25 prillit do të ketë një ndryshim rrënjësor në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe në vendosjen e marrëdhenieve Kosovë Shqipëri. Jam i brengosur që në një kohë të vështirë për Kosovën nuk ka mbështetjen që duhet të ketë nga Shqipëria në këtë kuadër kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët nuk mund të lejojmë që bijat e Kosovës të nëpërkëmben nga ata që vijojnë të përkrahin agresorin që shkaktoi kaq shumë gjak dhe humbje jetësh në luftën me Jugosllavinë dhe sidomos në gjenocidin 97 dhe 98. Padyshim ne do të jemi përkrahës të dialogut Kosovë Serbi për të hapur aspiratat për integrimin në BE. Nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare që pengon integrimin ekonomik mes dy vendeve të para, heqja e traut në rrugën e kombit do të jetë një nga detyrat e para të miat si kryeministër. Duke pasuar parasysh potencialin e vendeve tona dhe vështirësinë ku ndodhen vende tona dhe të rinjtë ne e dimë se kanë nevojë për përkrahje, e ardhmja ka fytyrën e rinisë shqiptare dhe të Kosovës?, ka thënë Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga