LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zëvendësimi i Lleshajt me Çuçin/ Strazimiri: Nuk shoh dallim mes një personi që e nxjerr nga WC-ja dhe tjetrin nga dhoma e gjumit

17 Dhjetor 2020, 20:31, Politikë CNA
Zëvendësimi i Lleshajt me Çuçin/ Strazimiri: Nuk shoh

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ishte i ftuar në RTV Ora, ku ka komentuar lëvizjet në qeverinë Rama, largimin e Lleshajt dhe zëvendësimin e tij me Bledi Çuçin.

Me tone ironike ai tha se s?ka asnjë dalim mes një personi që e nxjerr nga ËC-ja dhe një tjetri që e nxjerr nga dhoma e gjumit.

?Anglezët e quajnë ?Kitchen Cabinnet?.  Nuk shoh asnjë dallim mes një personi që e nxjerr nga ËC-ja dhe një personi tjetër që e nxjerr nga dhoma e gjumit. Është e njëjta gjë?, tha Strazimiri.

Për sa i përket mungesës së kryeministrit Rama në Kuvend në kohën që po fliste presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani, ish-deputeti tha se është skandal politik me qëllim.

?Është hera e parë që në 118 vjet shtet shqiptar kemi një rrugaç për kryeministër. Tashmë jemi mësuar që ai nuk na përfaqëson, na përdhos si mortin si gëzimin me sjelljen e tij. I kalon dhe përmasat e saj. I kalon këto përmasa se bëhet fjalë për Kosovën, bëhet fjalë për një moment udhëkryq për Kosovën, për historinë e saj të lavdishme dhe për të ardhmen e shumë të afërt.

Nuk ishte vetëm Edi Rama që e bojkotoi. Me ç?pashë ishte 80% e Këshillit të Ministrave. Gjë që nuk do të ndodhte nëse në parlament do të kishte qenë Vuçiçi?, tha ai.

Lajmet e fundit nga