LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore/ Klodjan Rasha ka vetëm një plumb në brinjë nga ana e djathtë që ndaloi në zemër

17 Dhjetor 2020, 15:59, Aktualitet CNA
Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore/ Klodjan Rasha ka vetëm një plumb

Është zbardhur ekspertiza mjeko ligjore që mjekët kanë kryer në trupin e 25 vjeçarit Klodian Rasha i cili u qëllua nga efektivi i forcave ?Shqiponja? mëngjesin e 8 dhjetorit.

Sipas dokumentit, thuhet se Klodjan Rasha, mbante në trup një xhup, me ngjyrë të gjelbër, me ndotje me njolla si ato të gjakut. Më tej tregohet se Klodjani në anën e djathtë të pjesës së ballit ??mbi vetullën e djathtë si dhe në pjesën e kurrizit të hundës, konstatohen gërvishtje. Nga këqyrja ka rezultuar se në trupin e viktimës Klodjan Rasha, në anën e djathtë të shpinës, në një lartësi prej 119 centimetra nga thembra e djathtë, është evidentuar një plagë, në dukje e shkaktuar nga armë zjarri, me buzë të përveshura nga brenda, plagë hyrëse.

Nga këqyrja ka rezultuar se në pjesë e muskujve në anën e majtë të zonës së përparme të toraksit, është konstatuar fiksuar, marrë dhe sekuestruar një predhë armë zjarri. Predha ka dëmtime në njërën anë të majës së saj??-thuhet në aktin e ekspertimit.

Më tej mësohet se në trupin e Klodjan Rashës është konstatuar dhe një brinjë e thyer, si pasojë e goditjes nga plumbi. Në aktin e ekspertimit nuk jepet asnjë e dhënë nëse Klodjan Rasha ka pasur plagë me armë në kokë. Sipas burimeve, e çara në kokë që më pas është qepur nga mjekët e spitalit mjeko-ligjor, është kryer nga vetë doktorët me qëllim marrjen e një kampioni truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës./CNA.al

Lajmet e fundit nga