Connect with Us

“Të rivendoset shpejt funksionimi i Kushtetueses”/ Ambasadori gjerman: Është kolonë e shtetit ligjor, kusht për integrimin

Aktualitet

“Të rivendoset shpejt funksionimi i Kushtetueses”/ Ambasadori gjerman: Është kolonë e shtetit ligjor, kusht për integrimin

Publikuar

-

“Të rivendoset shpejt funksionimi i Kushtetueses”/ Ambasadori gjerman: Është kolonë e shtetit ligjor, kusht për integrimin

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, reagon pas miratimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, nga Kuvendi.

Përmes një deklarate, ambasadori Zingraf thekson se me zgjedhjen e Binajt si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale.

“Me zgjedhjen e sotme të Altin Binaj si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që në javët dhe ditët e fundit kanë shtruar rrugën drejt vendimit të sotëm.

LEXO EDHE:  Zbardhet drafti i ministrave të jashtëm të BE për negociatat/ Lajme të mira për shqiptarët

Tanimë është e rëndësishme, që të gjitha institucionet e përfshira të bashkëpunojnë sërish në mënyrë konstruktive për të rivendosur shpejt funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qëndrore e shtetit ligjor në Shqipëri dhe mbetet një kusht i nevojshëm për hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thekson ambasadori./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.

“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.

Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Francezët “shuplakë” Ramës/ Lufta ndaj drogës është një farsë

LEXO EDHE:  Fiton apo humbet, Le Pen është makthi i BE-së

Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.

Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta. REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  Francezët “shuplakë” Ramës/ Lufta ndaj drogës është një farsë

LEXO EDHE:  Situata nga koronavirusi/ BE mbyll dyert për shqiptarët  

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Analisti Arjan Vasjari foli mbrëmjen e sotme për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe të presë opinionin e Komisionit të Venecias.

Vasjari tha se Gjykata Kushtetuese gjendet në një pozitë shumë të vështirë, pasi theksoi se në fund duhet një vendimmarrje e drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve.

Gjithmonë prononcimet për drejtësinë në tërësi, por për Gjykatën Kushtetuese janë delikate, veçanërisht që ne presim produkte prej saj. Nëse do të pranonim se është produkt gjysmë i gatshëm. Është e vërtetë se Komisioni i Venecias ka një qëndrim të saj me zgjedhjet lokale (30 qershorin). Ajo që konstatoj është se Kushtetuesja ndodhet përballë një vendimmarrje, e cila nuk është një çështje që ka të bëjë me reputacionin e saj, por do duhet të marrë një vendim të drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ngelet një gjykatë e re. Në historinë e Shqipërisë, nuk i ka ndodhur një gjykate që të merret me çështje kaq komplekse”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik.

“Nga ana tjetër politika s’po e lë të qenë Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha palët kërkojnë që të involvojnë gjykatën për të zgjidhur një konflikt politik. Të gjithë e kanë ‘kapur prej xhakete’ Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkojnë që të zgjidh konfliktin politik. Por vendimin më të qartë e jep Komisioni i Venecias. Për mua është më e thjeshtë që të shkarkosh presidentin si vendimmarrje. Pozicioni i Gjykatës Kushtetuesja është i thjeshtë, por qëndrimi që do të mbajë për zgjedhjet lokale, do të ishte jo thjesht në një presion politik, por mendoj se me të gjitha rastet do të kërkonte opinion nga Venecia, edhe pse e ka dhënë një opinion për këtë çështje. Në Komisionin e Venecias shkon vetëm një gjë; nëse akti i dekretit të Presidentit është akt individual. Pas kësaj qëndron legjitimohem apo jo zgjedhjet e 30 qershorit. Ky është momenti më i vështirë.

LEXO EDHE:  Dita e Pavarësisë e gjen vendin në zi/ BE: Më shumë së kurrë jemi pranë popullit shqiptar

LEXO EDHE:  U kundërshtua nga deputetët/ Johnson i kërkon BE-së shtyrjen e Brexit-it

Gjykata Kushtetuese do të involvohet për të zgjidhur çështje legjitimiteti. Është në një pozicion të vështirë. nuk dua që të besoj se ekziston një presion politik. ‘Kushtetuesja’ është maja e sistemit. Kjo si vendimmarrje (për 30 qershorin) është më komplekse se çështja e detit me Greqinë. Gjykata Kushtetuese është në presion nga palët politike. Sot më bëri përshtypje deklarata e një funksionari të PD. Ai ndërtonte gati një insinuatë, ku thoshte; shpresoj që Komisioni i Venecias mos të jetë në presion politik. Kjo është një provë tjetër që gjykata gjendet në presion. Po merr një vendim që do të impaktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shumë dinamika në këtë vend”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE