LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi i fuqishëm hedh në erë shtëpinë në Durrës/ Kryefamiljari bllokohet nën rrënoja

17 Dhjetor 2020, 07:13, Kronika CNA
Shpërthimi i fuqishëm hedh në erë shtëpinë në

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një banesë në Durrës.

Mësohet se banesa e Fetah Barotit është shkatërruar totalisht, ndërkohë që këtë të fundit e kanë zënë inertet brenda. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shpëtimi i të zotit të shtëpisë, i cili gjatë momentit të shpërthimit ka qenë i vetëm, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe gazi ishte përhapur në të gjithë banesën.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga