LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seanca në Gjykatën SPeciale/ Avokati i Selimit: Prokuroria nuk e përmbushi detyrimin

17 Dhjetor 2020, 11:47, Aktualitet CNA
Seanca në Gjykatën SPeciale/ Avokati i Selimit: Prokuroria nuk e

Në Gjykatën Speciale është duke u mbajtur seancë statutore e ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Avokati i Rexhep Selimit, David Young ka thënë se ka një vështirësi të konsiderueshme në qasjen në dokumentet e Prokurorisë.

Sipas Young, është e rëndësishme që të bëhet një kategorizim i mirëfilltë i informacioneve.

?Kemi vështirësi të konsiderueshme me qasjen që ka marr Prokuroria. Mund të ju kujtohet që në konferencë e kaluar unë fola për rëndësin që ka nxjerrja e materialeve në mënyrë të kuptimshme dhe të përgjithshme. Duke pasur parasysh që e drejta e marrjes se dokumenteve është sinonim me një gjyq të drejtë, e shikoni se sa i japim rëndësi kësaj, unë paralajmërova se rreziku i këtij procesi të bie në një vrime të zezë kompjuterike dhe e theksova se sa e rëndësishme është kategorizimi i informacioneve?, ka deklaruar ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga